E Shtunë, 31 Tetor 2026

18 shkurt PS ndryshon strategjine e mitingjeve. Bare Si do te protestojme

Ate qe Parlamenti Europian pohoi per pjesemarrje te opozites ne zgjedhjet e 8 majit, konfirmon per mikronin e Alsat deputeti socialist Besnik Bare. Opozita do te jete ne zgjedhje dhe do t’i fitoje ato, thote i mandatuari i selise roze qe kerkon garanci per organizimin e gares se majit duke akuzuar kreun e mazhorances Sali Berisha se sa here ka qene pergjegjes per organizimin e zgjedhjeve ka pasur cenim te tyre.

”Opozita do i fitojë zgjedhjet. Ne do I fitojmë në të gjitha qytetet ku jemi fitues, por do I fitojmë edhe në vende të tjera. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje është që ne do të garantojmë dhe duam të garantojmë edhe nëpërmjet faktorit ndërkombëtar që të minimizohet abuzivizmi në zgjedhje, që të mos ndodhë ajo që ndodhi edhe me 28 qershorin. Sali Berisha këtë gjë e ka bërë që në ’96, në zgjedhjet e majit, në zgjedhjet lokale të 28 tetorit. Gjithmonë kur ai ka qenë, ka pasur përgjegjësinë për të organizuar zgjedhjet, në Shqipëri ne nuk kemi pasur zgjedhje normale” tha Bare.

Deputeti i Tiranes jep edhe detaje te mbajtjes se protestes se paralajmeruar diten e premte ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Ne 18 shkurt ndryshe nga protestat e fundit te cilat nuk kane pasur fjalime, ne sheshin perpara kryeministrise kreret e opozites do te mbajne fjalime perpara qytetareve.

”Do doja të ftoja të gjithë qytetarët e Tiranës, edhe më gjerë që të jenë të pranishëm në protestën e së premtes e cila do të zhvillohet në ora 15:30 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Organizimi I saj në formën më klasike. Nga pika të ndryshme banorët e Tiranës do të zhvendosen për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të ketë podium, do të ketë folës dhe padyshim është një miting paqësor dhe që lidhet me të gjithë këtë problematikë komplekse që shoqëria shqiptare po përjeton sot” tha Bare.

Duke sjelle si shembull edhe propozimet e fundit te mazhorances per ndryshimin e rregullores se kuvendit, deputeti socialist Besnik Bare thote protestat jane e vetmja rruge qe i mbeten opozites. Bare akuzon kreun e qeverise se ka mbyllur cdo hapesire per opoziten dhe ka kerkon kontrollon e te gjitha institucioneve.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›