E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD 2 muaj inspektime ne gjykata. Verifikim nderrimit te shtetesive

Inspektim brenda dy muajve ne te gjitha gjykatat e vendit per vendit e dhena per ndryshimine  kombesise. Nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, ne nje konference shtypi, njoftoi se ky institucion vendosi qe ne menyre te pershpejtuar inspektoriatet te verifikojne çdo shkelje qe eshte bere ne ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke.

“KLD me konsensus dhe unanimitet mbështet këtë inspektim dhe verifikim për çështjet e ndryshimit të kombësisë duke shprehur njëkohësisht dhe shqetësimin e gjithë gjyqtarëve në të gjithë vendin për problemet kushtetuese që ka ngjallur ky ligj. Është vendosur që inspektimi për çështjet e kombësive të realizohet në një kohë më të shpejtë, brenda dy muajve, pavarësisht ngarkesës së verifikimit të qindra e mijëra çështjeve të cilat janë gjykuar në gjykatat shqiptare” tha Spahiu.
Sipas tij, inspektoriatet e KLD-se dhe Ministrisë së Drejtësisë do te verifikojne edhe rastet e prishjes se vendimeve nga Gjykata e Larte me kete objekt.

Mbi 2200 raste te ndryshimeve te kombesise jane dhene viette e fundit vetem ne disa prej gjykatave ne jug te vendit.ne mbledhjen e sotme te KLd-se u vendos edhe verifikimi i procedurave dhe perllogaritja e afateve nga gjykata e tr per te pandehurit e ceshtjes “Gerdeci”.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›