Përfundon rruga shtatë km në komunën e Hanit të Elezit

Banorët e fshatrave Paldenicë, Neqavc dhe Dermiak të komunës së Hanit të Elezit tash e tutje do të mund të kthehen në pronat e tyre, pasi që ka përfunduar ndërtimi i rrugës 7 km që do të lidhë këto tri fshatra. Rruga është ndërtuar nga FSK-ja në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit, transmeton KTV .
Në përurimin e kësaj rruge, komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se ndjehet i lumtur që pjesëtarët e kësaj force po ndihmojë komunitetin, gjë që do ta bëjnë edhe në ditët në vijim.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, u shpreh të jetë tejet i kënaqur me përfundimin e kësaj rruge, pasi që sipas tij, kjo do të bëjë që banorët të kthehen në pronat e tyre dhe të kenë mundësi të zhvillojnë bujqësinë dhe blegtorinë.E banorët e fshatit thonë se falë rregullimit të rrugës do të kenë mundësi që sërish t'i vizitojnë fshatrat e tyre, gjë që deri tash ishte e pamundur./Indeksonline/