Beogradi kërkon emrat e serbëve të dyshimtë për krime lufte

Nuk do të ketë paqe e stabilitet te serbët në Kosovës përderisa në Prishtinë regjistrat me emra serbësh të dyshuar për krime lufte mos të bëhen publikë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin ka thënë se nuk mund të manipulojë me regjistra e serbëve për të cilët Prishtina dyshon të kryer krime lufte, transmeton B92.
"Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të na jepen regjistrat deh derisa këta regjistra të mos bëhen publikë nuk do të ketë paqe stabilitet te serbët në Kosovë. Nuk bën të manipulohet me këta regjistra që të frikësohen serbët”, ka thënë Vulin në Gorazhdec, ku është përkujtuar dhjetëvjetori i asaj që mediet serbe e quajnë vrasje fëmijësh në këtë fshat të Dukagjinit, transmeton Koha./Indeksonline/