´´Wews of the World´´: Faleminderit dhe lamtumirë!

Në nëntitull thuhej se pas 168 viteve, “përfundimisht u themi një lamtumirë të trishtueshme por krenare 7,5 milionë lexuesve tanë besnikë''. Kjo gazetë botonte sot një përmbledhje të shkrimeve më të njohura ndër vite.
Botuesi i "News International" javën e kaluar njoftoi se do ta mbyllte tabloidin për shkak të akuzave për përgjime telefonike të personaliteteve publike.
Kriza shpërtheu pasi filiali britanik, të cilin e udhëheq James Murdoch, djali i Rupert Murdoch, në një mënyrë të papritur për të gjithë, vendosi ta pezullojë daljen e javores me një tirazh të pakapshëm nga gazetat e tjera.
Kjo është gazeta e parë, që Rupert Murdoch e bleu që në vitin 1969 në Britaninë e Madhe dhe që është ende gazeta me tirazhin më të madh nga të gjitha botimet në gjuhën angleze në botë.
Shpjegimin e James Murdochut se e pezulloi javoren tabloid për shkak të skandalit me përgjimin, të cilin e kanë kryer gazetarë të "News of the World", gazetat konkkuruese nuk e pranojnë, duke pohuar se e gjithë kjo bëhet që të shpëtohen bizneset e tjera dhe posaçërisht plani për marrjen e plotë të grupit mediatik BSKYB, çka kundërshtohet nga opozita britanike dhe gazetat e saj.
Kriza në të cilën u gjend papritur kompania e Murdochut shkaktoi rënie të shpejtë të vlerës së aksioneve të BSKYB në bursën londineze, të cilët pas vendimit për pezullimin e "News of the World", të premten, u zvogëluan për shtatë për qind.
Televizioni SKY megjithatë pohon se situata nuk është alarmante dhe se Rupert Murdoch nuk vjen në mision shpëtues, por për vizitë të rregullt, e parashikuar më parë.
Dje u lirua me kusht ish-drejtori për komunikim në Dawning Street, Andy Cuolson. Ai u mor për disa orë në pyetje nga policia lidhur me skandalin e përgjimit të një numri të madh të personave nga jeta publike dhe politike në Britani të Madhe, që e kanë bërë gazetarë të gazetës "News of the world", si dhe për dyshimin se redaksia i ka korruptuar policët e Scotland Yardit që të marrin materiale ekskluzive. /Start/
2011-07-10 16:28