Berisha: Kolegji i dha një mësim politikës

Berisha u shpreh se thelbi i kësaj fitoreje është numërimi i çdo vote të qytetarëve dhe kjo, sipas tij, ndodh vetëm në vendet demokratike.
“Gara për bashkinë e Tiranës ishte tepër e ngushtë. Qëndrimi ynë ishte kryekëput i bazuar në moral dhe në frymën e Kushtetutës dhe në ligjet e vendit. Strukturat tona kërkuan që të identifikohej çdo votë e hedhur në kutitë e tjera, pasi në Kodin e vendit ato ishin vota të vlefshme”, deklaroi kryeministri Sali Berisha para deputetëve demokratë.
Ai shtoi se Kolegji Zgjedhor vulosi rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa nënvizoi se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” arriti rezultatin më të thellë në këto zgjedhje, me 140 mijë vota më shumë se koalicioni tjetër.
“Me vendimin e fundit Kolegji Zgjedhor shënoi dhe mbylljen përfundimtare të zgjedhjeve të 8 majit dhe shpalljen përfundimtare. Unë si kryeministër uroj të gjithë të zgjedhurit, kryetarët e bashkive dhe komunave. I garantoj se do kenë tek Qeveria një partner të vërtetë dhe të vendosur për të punuar intensivisht dhe bashkërisht në projektin më të madh të të gjitha kohërave, projektin ‘Shqipëria vend i zhvilluar’”, theksoi kryeministri Sali Berisha. /Start/
2011-07-11 14:29