19 akuza ndaj Millorad Bllagojevicit
19 akuza jane ngritur ndaj Millorad Bllagojeviçit, ish guvernator i shtetit te Illinoisit. Akuzat lidhen me korrupsion dhe keqperdorim te detyres per perfitime personale. Ne mesin e akuzave eshte dhe perpjekja per te shitur vendin e lene bosh ne Senat nga Barack Obama pas zgjedhjes se tij president i SHBA-ve. Bllagojeviç u arrestua kater muaj me pare, por deri tani nuk ka pranuar asnje nga akuzat.