Ahmeti uron shqiptarët për anëtarësimin në NATO
Shkup-Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratike për Integrim Ali Ahmeti ka uruar Shqipërinë me rastin e anëtarësimit në NATO. “Dëshiroj të nënvizoj se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është moment kulmor i rrugëtimit të shtetit shqiptar për t’u bërë pjesë e barabartë e aleancës së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe garancisë se vlerave demokratike e qytetëruese”-theksoi Ahmeti. Ai shtoi se kjo ditë do të shënohet si ngjarje historike si për qytetarët e shtetit shqiptar, ashtu edhe për shqiptarët e Maqedonisë.
“Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO është rezultat i punës së palodhshme të institucioneve të Shqipërisë dhe sot kjo e bën jo vetëm shtetin shqiptar, por edhe rajonin tonë më të sigurt dhe i hap shtigje të reja që edhe Maqedonia, sa më shpejt t’i bashkëngjitet familjes së madhe, anëtare fuqiplote e së cilës tashmë është edhe Republika e Shqipërisë”-vijon Ahmeti, në telegramin e tij.