E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia nuk do të njohë Kosovën

Bratislava- Presidenti sllovak, Ivan Gashparovic ka ripërsëritur sot gjatë takimit me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, se Sllovakia nuk do ta njohë Kosovën. Siç njoftoi kabineti i tij, Gashparovic është interesuar për zhvillimet më të fundit në Kosovë, në veçanti për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa Jeremiq ka tërhequr vërejtjen se shpallja e pavarësisë së Kosovës i ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet dy popujve. /REL/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›