Grosman: Kosova të ketë besim tek vetja
Uashington-Ish-nënsekretari amerikan i Shtetit Mark Grosman, duke komentuar vendimin e Spanjës për tërheqjen e trupave nga Kosova dhe paralajmërimin Gjermanisë për reduktimin e numrit të ushtarëve të saj, tha se populli i Kosovës duhet të ketë besim tek situata në vend. Ai vlerësoi se ato vende "kanë punuar shumë për krijimin e një shoqërie të re në Kosovë", duke shtuar se "edhe shtetet e ndryshme kanë problemet e tyre me numrin e trupave dhe nuk mund t'i lënë përgjithmonë trupat e tyre atje".
"Vendimet e Gjermanisë dhe Spanjës i tregojnë popullit të Kosovës se duhet të bëjnë akoma më shumë për një shoqëri demokratike, tolerante dhe shumetnike", theksoi Grosman për "Zërin e Amerikës". Ndërkaq në lidhje me dilemën nëse kriza ekonomike do të ndikojë në vazhdimësinë e interesit amerikan në Ballkan, Grosman theksoi se "kriza ekonomike nuk ka shumë lidhje me përfshirjen amerikane në Ballkan".
Ai tha se "është shumë me rëndësi që dyert e NATO-s dhe të BE së të mbeten të hapura, në mënyrë që popujt e Serbisë, Maqedonisë dhe të Ballkanit të kenë një ide për të ardhmen e tyre, ashtu si ndodhi dje me popujt e Shqipërisë dhe Kroacisë", tha Grosman, duke nënviziuar se "kjo nuk lidhet me ekonominë, por me dëshirën politike".