E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreth 40 mln $ investime në miniera gjatë këtij viti

Me paktën e re ligjore për sektorin minerar, të miratuar vjet bashkë me hartën e re dixhitale të burimeve minerare, për herë të parë u realizuan procedurat konkuruese të hapura për dhënien e licencave minerare. Sipas tij, numërohen 143 procedura të tilla të realizuara me këtë paketë ligjore gjatë vitit 2011. 

"Reforma në sektorin minerar synon jo vetëm rritjen e prodhimit minerar dhe eksporteve, por sidomos nxitjen e industrisë përpunuese me investime të reja në fabrikat e koncentrimit dhe pasurimit dhe rritjen e punësimit në zonat më pak të zhvilluara", thotë drejtori i Minierave në Ministrinë e Ekonomisë, Sokol Mati.  Për vitin 2012, sipas planeve të zhvillimit, biznesi privat do të investojë mbi 40 milionë dollarë, thotë Mati.

Sipas tij, "përpunimi i mineraleve shënoi trend pozitiv gjatë vitit 2011 për industrinë minerare, pasi kapacitetet përpunuese të mineralit të bakrit u rritën 170%, të kromit 120% dhe gurëve dekorativë 70%".   Në fund të vitit që shkoi, prodhimi i përgjithshëm minerar arriti në 8.2 milionë ton produkte minerare, me një rritje prej 32% më shumë se në vitin 2010, ndërsa të ardhurat e shtetit u dyfishuan.  "Vetëm nga renta minerare të ardhurat u llogaritën në 9.8 milionë usd ose 2.5 herë më shumë se sa në vitin 2010", tha Mati.

Nga viti 1994 kur nisi të zbatohet Ligji Minerar dhe deri sot, ministria e Ekonomisë ka dhënë 829 Leje Minerare, 346 për gurë gëlqerore, 273 në mineral kromi, 12 mineral bakri, 42 për argjila, 45 leje minerare për kuarc dhe rëra silicore, 47 për shfrytëzim hekur-nikel dhe nikel-silikat, 87 për minerale të tjera si qymyre, rëra bituminoze, magnezite, etj. 

Treguesit e prodhimit vjetor të minerareve kanë hënuar rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit. Ndërsa në fund të vitit 2011 prodhimi minerar arriti në 8.2 milionë tonë, në 2010-tën u prodhuan 5.9 milion ton, nga 2.27 milionë ton minerare që u prodhuan në 2005. Nga 1800 të punësuar në sektorin minerar në vitin 2005, vjet ky numër u rrit në  7200 punonjës. /Start/

                                                                                             2012-01-29 10:31
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›