19-vjecari Ljuk Kastanjos behet shpetimtari i Interit

Ljuk Kastanjos, datëlindja 1992, është heroi më i ri i Interit. Talentit zikaltër shënoi golin e fitores minimale, 1-0 ndaj Sienës, me një gol të shënuar 60 sekonda larg fundit të kohës së rregullt.
Një ekzekutim perfekt, që e ngjit skuadrën e Ranierit në kuotën e 14 pikëve, duke e larguar disi nga zona e ftohtë. Interi dominoi teritorialisht, por nuk ishte efikas në goditjet drejt portës kundërshtare, derisa erdhi episodi fatlum, në minutën e 89-të, me protagonist Kastanjos, i aktivizuar në pjesën e dytë. Holandezi u shërbye në mënyrë perfekte nga Tiago Mota duke shpëtuar Interin nga një rezultat I sikletshëm.
Ndërkohë, Palermo tregon edhe një herë forcën në fushën e saj dhe mposht 2-0 Fiorentinën, duke u ngjitur në vendin e pestë të Serisë A me 19 pikë. Kurioz është fakti se 18 pikë I ka grumbulluar para tifozëve të saj në “Renxo Barbera”, ndërsa vetëm një pikë ka marrë jashtë fushe.
Fabricio Mikoli shënoi golin e parë për siçilianët në pjesën e parë, ndërsa fitorja u vulos me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Iliçiç. Në ndeshjet e tjera, Çezena fitoi 2-0 ndaj Xhenoas edhe pse e mbylli takimin me dhjetë futbollistë, ndërsa Bolonja barazoi 1-1 ndaj Kaljarit.