E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta arrin tjeter fitore vazhdon kryesimin e kampionatit

Teuta arrin tjetër fitore, duke vazhduar kryesimin e kampionatit.

Tjetër triumf durrsak, i cili mban firmën e Arjan Shetës dhe tjetër fitore minimale 1-0 kundër Laçit, e cila gjithsesi i lë ata në krye me dy pikë më shumë se Tirana e vendit të dytë.

Një ndeshje e cila në pjesën e parë ka nisur nën ritmin durrsak, ndërkohë që Laçi është munduar më shumë të mbrohet.

Megjithatë, nëpërmjet veprimeve të shpejta dhe një mbrojtje efikase, skuadra e drejtuar nga Nevil Deda, ka mbajtur të paprekur portën e saj.

Kjo sepse jo vetëm në këtë takim, por në vazhdimësi gjatë kësaj faze, sulmi durrsak i përbërë nga Pepa dhe Kota, duket se ka humbur shumë nga shkëlqimi i sezonit të kaluar.

E nën këtë ritëm dhe shpesh herë monotoni, pjesa e parë është mbyllur pa gola 0-0.

Pjesa e dytë ka patur tjetër fizionomi. Teuta më e vendosur, ndërkohë që Laçi i vendosur mirë në mbrojtje dhe mesfushë, nuk ka cënuar për asnjë moment.

Megjithatë fusha vendase apo edhe të qenit në krye, ka bërë që Teuta të rrisë presionin e rrjedhojë e kësaj logjike ka arritur momenti i parë kulminant.

Penallti për Teutën të cilën e merr përsipër kapiteni Sheta.

Por kjo minutë bëhet fatale për të.

Përfundimisht 1-0 për Teutën dhe duket se deri në fund të vitit vështirë se ndonjë skuadër, do t’i kalojë ‘djemtë e detit’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›