E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja me Ilirinë i falet golit të Cankës

Lushnja e trajnerit Saimir Malko vijon serinë e rezultateve pozitive, ku sot kanë fitur 1-0 transfertën me Ilirinë, takim i cili u zhvillua në Mamurras, pasi stadiumi i Fushë-Krujës po i  nënshtrohet rikonstrukionit. Padyshim njeriu i momentit për lushnjarët mbetet Mikel Canka, që me golat e tij po e ngjit lart Lushnjen. Takimi ka qenë i fortë dhe katër minuta nga fundi gjithçka ishte në barazim 0-0, por ka qenë Canka që në minutën e 86-të ka shënuar një gol të artë për lagunarët, që mbeten të katërt në rënditje me 21 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›