E Diel, 1 Nëntor 2026

19 vjetori i OMONIA-s, Kserës i ndërpritet fjala

GJIROKASTËR- Spiro Kserës i ndërpritet fjala në mes të një auditori të mbledhur në Dervican të Gjirokastrës me rastin e 19 vjetorit të krijimit të organizatës OMONIA. Gjatë takimit festiv në kinoteatrin e Dervicanit, Ministri i Punës, njëkohësisht dhe anëtar i stafit të lartë drejtues të OMONIA-s nuk i është dhënë e drejta e fjalës. Organizatori i takimit festiv, kreu i komunës Dhimitër Maluqi ka ndërhyrë sapo e ka parë që Spiro Ksera kërkoi fjalën përshëndetëse në takim, duke u shprehur se këtu duhet të flasin vetëm përfaqësues të lartë të OMONIA-s. “Unë nuk dua ti referohem vendimit të organizatorëve se unë aktualisht sipas statutit jam kryetari aktual dhe zëvendës kryetar i përgjithshëm i OMONIA-s . Sic u theksua dhe këtu sot OMONIA ideologjikisht mbledh gjithë minoritarët dhe përkrahësit e saj” theksoi Ksera. Në të njëjtën linjë me organizatorët e takimit është shprehur edhe Vangjel Dule, kreu i PBDNJ dhe përfaqësues i lartë i OMONIA-s. “Sic ndodh përvit në këtë organizim festiv përshëndet kryetari i komunës, që është edhe përgjegjës për organizimin e aktivitetit, përshëndet kryetari aktual i OMONIA-s që është zoti Bollano, përshëndeta dhe unë si ish kryetar i përgjithshëm i OMONIA-s dhe kryetar i PBDNJ. Ky ishte protokolli.” u shpreh Dule. Ndërkohë përfaqësusit grek u shprehën gjatë takimit se në vitin 2010 OMONIA ka nevojë për ristrukturim dinjitoz dhe të shmangë gabime si ajo e ndërthurjes së interesave të organizatës me politikën. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›