1982, buzëqesh Italia, buzëqesh dhe Martelini
Një speciale e Skifter Këlliçit: “Nando Martelini, Anton Mazreku dhe unë”
Nga Skifter Këlliçi
Kjo ndodh pas 44 vjetësh, pra që nga ajo ditë vere e vitit 1938,kur Italia ngadhënjente për të dytën dhe të fundit herë në botërorët e futbollit, duke qenë nënkampione vetëm një herë më 1970...
Dhe të mendosh se para se ky botëror të fillonte në Spanjë,skuadra e Paolo Rosit,i dënuar dy vjet që të mos veshte fanellën e futbollit se ishte ngatërruar në baste të ndeshjeve të shituara, por që i thirrur nga trajneri Bearxot do të bëhej futbollisti më i mirë i botës,u mbulua nga një ortek sulmesh të shtypit për rezultatet e dobëta që kishte arritur deri atëherë në miqësore ndërkombëtare. Natyrisht,bashkë me të edhe Bearxoti.
Këto po më thoshte Nando Martelini, pas takimit tonë të dytë dhe të fundit në një kafene pranë Radio “Dimensione Suomos” në Romë, ku ishim takuar më parë.
I kujtova pamjen e tij aq gazmore në ekran, fill pas ndeshjes Itali-Spanjë që e kishte komentuar me aq ankth,deri në çastin final kur do të shqiptonte fjalët “Campioni del Mondo, campioni del mondo ,campioni del mondo” (Kampionët e botës).
Buzëqeshin futbollistët në fushë, buzëqesh edhe Martelini, buzëqesh Italia.
Dhe e gjitha pas një aventure kaq të trazuar…
Edhe në këtë Botëror unë nuk komentova në TVSH . Është më të vërtetë e çuditshme. Në vitin 1978 para Botërorit Argjentinas kisha botuar romanin “Atentat në Paris”, madje në 15 mijë kopje, tirazh me të cilin botoheshin vetëm romanet e Kadaresë, që kishte shkuar i tëri në duart e lexuesve brenda pak ditësh, kryesisht nga titulli sencasional dhe jo se e kisha shkruar unë që ende isha shkrimtar diku mbi mesataren. Më një vit më pas filmi “Pas gjurmëve”, i regjisores së njohur Xhanfise Keko, me skenarin tim,kishte fituar çmimin e tretë në Festivalin Ndërkombëtar të filmave për fëmijë në Salerno të Italisë, midis 95 filmash nga 75 vende të botës. Më 1981 ishte botuar libri im “Historia e futbollit”, i pari i këtij lloji në vendin tonë, në 10 mijë kopje, nga të cilat 1000 ishin rrëmbyer që në shtypshkronjë,duke u bërë problem deri në Byronë Politike që nuk e kishte cilësuar vjedhje, por “marrje pa leje” nga dëshira e punëtorëve të shtypshkronjës për futbollin, ndërsa 9 mijë kopjet e tjera ishin shitur nën banak, brenda dy-tri ditësh.
E, megjithatë unë nuk kisha të drejtë të komentoja në mikrofonin e Radios a të TVSH-së.!...Ende, veç të tjerash rëndonte opinioni që Todi Lubonja, ish-drejtori i RTVSH-së, kishte shprehur për mua se isha “kokë si gazetar sportiv”. Dhe, për deri sa Todi Lubonja ishte cilësuar armik i rrezikshëm nga Enver Hoxha, edhe ata që ai lëvdonte e, midis të tjerësh,edhe unë, duheshin parë... me kujdes.
Veç kësaj, disa muaj para këtij botërori, pikërisht në dhjetor të vitit 1981, kishte vrarë veten...Mehmet Shehu,(ose e kishin vrarë). Pra gjendja ishte e nderë dhe do të bëhej edhe më e nderë më 1983, me koka të tjera të prera nga xhelati Enver Hoxha.
Por të kthehemi përsëri te botërori spanjoll. Është hera e parë që në një Botëror marrin pjesë jo 16, por 24 skuadra, të ndara në 6 grupe. Në qofte se më 1970 në Meksikë, Afrika e zezë përfaqësohej me një… gjyqtar etiopian, i një vendi pa asnjë traditë në futboll, i cili padrejtësisht kishte quajtur jashtë loje Rivën, për një gol të rregullt në ndeshjen Itali-Izrael, në këtë botëror kjo Afrikë përfaqësohej, veç Algjerisë, edhe me Kamerunin,i cili do të barazonte në takimin e parë dhe të dytë me Perunë dhe Poloninë, 0-0, dhe do të arrinte një barazim prestigji në takimin e fundit në grup me Italinë 1-1, duke pasur për personazh të dorës së parë futbollistin 30-vjecar, Rozher Milla, i cili,kur të tjerë si ai “i varin këpucët në gozhdë,” shi atëherë zë e bëhet i famshëm në botërorët e futbollit, deri sa arrin te 42 vitet.
Pra, ky debutues të cilit nuk i bëri syri bef, para gjigantëve të futbollit botëror, në tri ndeshje arrin tri barazime dhe do të dëshmonte autoritetin e tij në botërorët e ardhshme,së bashku me skuadra të tjera afrikane. Dhe sikur Xofi të mos kishte qenë në gjendje në minutat e fundit të këtij të takimit të priste një gjuajte të fortë, Italia do të mënjanohej dhe shtypi botëror do të shkruante se “luanët afrikanë”, siç u mbiquajtën më pas, me Millën në krye, e patën hak të kualifikoheshin.
Botërori spanjoll filloi dy ditë pasi kishte përfunduar lufta “pe vërteti” midis Argjentinës dhe Britanisë së Madhe për ishujt Malvine, siç quajnë argjentinasit dhe Falklend, siç i emërtojnë anglezët. Në këtë lufte fitojnë anglezët,por kjo nuk “i frymëzon” dot ata të shkojnë më tutje se sa gjysmëfinalet, sepse atje u hapin rrugë gjermanoperendimorëve.
E papritura ndodh me argjentinasit, kampionë të botës, që humbasin takimin e parë me Belgjikën. Por pastaj me Maradonën, që do të jetë trashëgimtari i lavdisë së Peles në botërorët e ardhshëm, ata i thonë vetës “Vamos’”dhe njëmend shkojnë përpara. Por...
Duhet të jem i sinqertë, por tri barazime në tri ndeshje dhe me një gol të shënuar, kjo më dukej pak premtuese,- më thoshte Martelini.– Sidoqoftë, kaluam në fazën çerekfinale ku dy skuadrat fitues të gjashtë grupeve, pra 12 skuadra, u ndanë në katër grupe ,me nga tre skuadra të tjera. Dhe ‘axurrëve’ u takonte të luanin me Argjentinën kampione e botës, dhe Brazilin. Më keq se kaq nuk kishte ku të vinte.!..”
Shumë baste u vumë në Tiranë ato ditë. Dhe të paktë ishin ata që kishin besim se Italia do të mposhtte dy dinozaurët e futbollit botëror. Të them të drejtën edhe unë. Por ja që nuk ndodhi kështu: ‘Axurrët’ i vunë përpara mjeshtrit e tangos argjentinase, ku rolin kryesor e luante Maradona ,i cili kishte nisur shkëlqimin e tij vezullues që i çorodiste kundërshtarët, por jo mbrojtësin italian, Xhentile, i cili ishte ngarkuar nga Bearxoti të ishte ndaj tij “engjëll mbrojtës”. Dhe shkëlqimi i Maradonës në këtë ndeshje zuri të venitej.
Por, sikur gjyqtari të kishte zbatuar rregulloren, sipas së cilës me dy ndërhyrje të rënda dëbohesh nga fusha,-i thashë Martelinit,- Xhentile do ta kishte parë pjesën e dytë nga stoli, sepse nuk u tregua aspak “xhentil” ndaj Maradonës”.
Si edhe në ndonjë rast tjetër, Martelini nënqeshi.
Pas golit të Tardelit,në 56’ ishte mbrojtësi Kabrini që i përkuli argjentinasit në 68’ edhe pse ata shkurtuan rezultatin ne anë të Pasarelës.
Siç thashë më lart,deri atëherë shtypi italian e kishte sulmuar rëndë Bearxotin, që kishte heshtur plotësisht. Por jo tani. Dhe merret me mend se çfarë u shkrua pas fitores kundër Brazilit.!..
”Në një farë mënyre ky takim,më kujtoi atë që ne zhvilluam kundër Gjermanisë Perëndimore më 1970, - më tha Martelini,-por me gola të shënuar me… valë të më të gjata”.
Dhe ashtu ishte: në të 5’, Rosi dhe Italia udhëheq 1-0. Në 12’ barazon Sokrates. Pas pak minutash, Rosi shfrytëzon një gabim të mbrojtësit Junior dhe 2-1. Në të 69’, Falkao barazon. Në 74’ Rosi përsëri shënon. Dhe të mendosh se brazilianët të sigurt për fitoren, kishin prenotuar hotel në... Madrid.
Vijmë kështu në fazën gjysmëfinale, ku Italia u ndesh me Poloninë. Në grupet e tjera çerekfinale RF Gjermane ishte kualifikuar duke lënë pas spanjollët që zhgënjyen në këtë botëror jo vetëm sportdashësit e vet, por tërë specialistët. Në grupin tjetër, Franca kishte lënë pas Austrinë dhe Irlandën e Veriut, kurse Polonia ishte kualifikuar në grupin e parë pasi kishte mënjanuar Belgjikën dhe Bashkimin Sovjetik.
Duke rrëshqitur më të njëjtën shpejtësi dhe të njëjtën pistë në të cilën kishin rrëshqitur në takimin me Argjentinën dhe Brazilin, madje edhe më të madhe, ‘axurrët’ me dy gola të Rosit fluturuan në finale, ku i pritnin gjermanoperendomorët që ua dolën mbanë me Francën në një takim ku fatin e vendosën 11-metërshit. Por fillimthi u duk se “trengjyrëshit” do ta kishin të lehtë, sepse udhëhiqnin 3-1. Por me golat e Rumeniges, që ngushtoi largësinë, dhe të Fisherit që barazoi, pas shtesës prej 30 minutash dhe gjuajtjeve nga pika e penalltisë, nerva më të qeta dhe më të forta pati Rumenige me shokë, që fituan 5-4. Megjithatë, kjo fitore u zbeh nga ndërhyrja shumë e rëndë e portierit Shumaker ndaj sulmuesit francez, Batiston, të cilit i theu dy dhëmbë dhe dy brinjë.
Kështu në finale u ndodhën Italia dhe RF Gjermane.
Nuk mund të thuhet kurrsesi se një ndër shkaqet e humbjes së gjermanëve ishte takimi sfilitës me francezët.
“Sidoqoftë, edhe ky faktor kishte ndikimin e vete,- më tha Martelini, tek sillte ndërmend këtë ndeshje.- Por dhe sikur të ishin plotësisht të freskët,a ta nuk do të mund të përballonin uraganin Italian.”
Dhe unë sillja ato çaste ndërmend vërtet atë uragan që solli fshikullimën e golave të Rosit, Tardelit dhe nga fundi i ndeshjes të Altobelit.
“Kur u shënua goli i tretë ,- i shpjegoja Martellinit,- kamera tregonte pamje nga tribuna qendrore, ku krahas mbretit Huan Karlos të Spanjës,ndodhej presidenti popullor italian, mbi tetëdhjetëvjeçarin Pertini. ‘Non ci raxhunxherano,”- iu drejtua ai Huan Karlosit. Dhe këtë shprehje e kuptova nga lëvizja plot gaz e buzëve të tij. Pra: “Nuk do të na arrijnë,(gjermanët)”.
Dhe ata vërtet nuk i arritën ‘axurrët’. Sido që shënuan të ashtuquajturin gol nderi me një gjuajtje të Brajtnerit me 11-metërsh.
Fjalët e fundit të Martelinit, kur gjyqtari vërshëlleu për mbarimin e ndeshjes ishin pra: “Campioni del mondo, campioni del mondo, campioni del mondo!” Ndoshta unë në vend të Martelinit do të kisha shtuar dhe fjalë të tjera.
“Nuk m’u duk e arsyeshme ,- më shpjegoi ai.- Kishim 44 vjet që prisnim të bëheshim përsëri kampionë. Dhe u bëmë. Ky ishte dhe komentimi im më i bukur dhe më emocionues i jetës sime, që nga viti 1946 kur kisha filluar të karrierën time të radiotelekronistit sportiv.”
Nuk u realizua kështu “hakmarrja gjermane” për humbjen e 12 vjetëve më parë në Meksikë, ku në shtesën e lojës Italia fitoi 4-3. Atëherë emigrantët italianë në qytete gjermane që kishin dalë nga shtëpitë e tyre e po brohoritnin për këtë fitore, rastisi që ishin sulmuar nga gjermanët të xhindosur nga kjo humbje Por jo këtë radhë. Ajo ishte e përligjur.
Ashtu si Brazili edhe Italia u bë tri herë kampione e botës: 1934, 1938 dhe 1982.
Rezultatet në fazën finale
Grupi I
Poloni-Belgjikë 3-0
B.Sovjetik-Belgjikë 1-0
Poloni-B.Sovjetik 0-0
Kualifikohet Polonia
Grupi II
RF Gjermane-Anglia-0-0
RF Gjermane _Spanja 2-1
Anglia-Spanja 0-0
Kualifikohet RF Gjermane
Grupi III
Itali-Argjentinë 2-1
Brazil-Argjentinë 3-1
Itali-Brazil 3-2
Kualifikohet Italia
Grupi IV
Francë-Austri 1-0
Austri-Irlandë e Veriut 2-2
Francë-Irlandë e veriut 4-1
Kualifikohet Franca
Gjesmëfinale Itali-Poloni 2-0’
RF Gjermane-Francë 8-7 (me shtese dhe 11-metërsh)
Finale
Itali-RF Gjermane 3-1
Italia: Xof, Bergomi, Kabrini, Xhentile, Kolovati, Shirea, Konti, Tardeli, Rosi, Oriali, Graciani, (Altobeli 89’ Kauzio)
RF Gjermane: Shumaker, Kalc, Brigel, B.Foster, Brajtner, K.H.Foster, Stilike, Litbarski, Dremler (62’Hrubesh), Fisher, Rumenige
Golashënuesi më i mirë: Rosi(Itali), 6 gola
Nga galeria e kampionëve: Rosi(Itali), Rumenige,(RFGJ), Ziko(Brazil), Boniek Poloni), Bllohin (BS), Maradona (Argjentinë)
4 Qershor 2010