1978, Botërori kërcen tango argjentinase
Pjesa e 11-të e ciklit: “80 vjet rreth planetit të futbollit, 1930-2010”
Nga Skifter Këllici
Kur në qershor stadiumet e Evropës boshatisen,në Argjentinë nis dimri,por një dimër i brishtë,që të sjell ndërmend javët më të bukura të pranverës,ndonëse në qytetin Mar del Plata temperatura shkon nga +8 deri në 0 gradë. Kjo “hava” do të shoqëronte skuadrat që zbritën në stadiumet e Argjentinës, pritëse e këtij botërori
Por në Shqipëri pas Plenumit të 4-t të KQ të PPSH-së, shkas i të cilit u bë Festivali I 11-të të Këngës në RTVSH, (dhjetor 1972),nisën spastrimet në fushën e artit dhe kulturës .Pastaj Enver Hoxha e “mprehu shpatën {“ për goditje edhe në fushat e tjera ekonomike dhe ushtarake që solli që në thertoren e tij të priteshin koka të mëdha deri në Byronë Politike. Për shkak të izolimit Shqipëria u tkurr edhe më shumë. Edhe një dritare si TV-ja u bë e vockël vetëm, për të parë ndeshjet ndërkombëtare të futbollit,midis të cilave edhe të botërorëve.
Por para botërorit argjentinas më 1978 jo të gjitha veprimtaritë sportive transmetoheshin nga TVSH-ja Kështu shqiptarët e gjorë iu sulën antenave dhe kanoçeve me anë të cilave shiheshin sidomos programet jugosllave. Por me siklet. Më thoshte atëherë një shok se kur po përpiqej të rregullonte antenën majë çatisë e familjarët nga dhoma e televizorit i thoshin: ”Hë aty, jo pak djathtas, majtas, poshtë, lart,..”, ai duke u dridhur nga të ftohtit e kishte flakur antenën tërë inat mbi një degë të lartë kumbulle dhe bash atë çast kishte dëgjuar nga dhoma fjalët:”Të lumtë,e rregullove sa s’ka më mirë, tani po shohim për mrekulli!...”ǒkohë kemi kaluar gjatë diktaturës komuniste!…
Unë nuk mora pjesë më komentimet e ndeshjeve të këtij Botërori, sepse ndodhesha në ende në periudhën e “purifikimit ideor” për shkak të disa gabimeve, për të cilat që nuk e shoh të arsyeshme të zgjatem këtu për t’i shpjeguar, por të shkaktuara nga qëndrimi dogmatik dhe keqdashës i Thanas Nanos, ish-drejtor I RTVSH-së. Vendin tim kishte zënë një tjetër, të cilin gjatë përshkrimit të botërorëve të ardhshëm do ta mbiquaj jo pa shpoti “kryekomentatori”, ndonëse nuk ka ngjashmërinë më të vogël me këtë epitet.
Në këtë botëror u regjistrua një rekord origjinal i të gjithë botërorëve edhe tani-goli më i shpejtë, brenda 44 sekondash, me autor francezin Lakomb, në takimin Francë-Itali, të cilën “azurrët”, gjithsesi e fituan 2-1. Sikur kjo fitore t’u jepte krahë, ata mundën pastaj Hungarinë 3-1 dhe mposhtën argjentinasit 1-0, duke zënë vendin e parë në grup. Vendin e dytë e zunë argjentinasit.
“Tri fitore 6 gola të shënuar, dy të pësuar- ky ishte një start që i jepte zemër skuadrës italiane,- më tha Martelini, i cili ishte ngarkuar të komentonte tërë ndeshjet e skuadrës italiane në këtë botëror, i pasuar nga komentatori tjetër, Bruno Picul, që ndiqte me dy kolegë ndeshjet në grupe të te tjera.-E vërteta ishte se Italia ndryshe nga botërori kaluar po luante mirë që në grupe e pritej që ta mbante këtë ritëm”.
Dhe kështu ndodhi. Në grupin e parë gjysmëfinal, pas barazimit të bardhë 0-0 me gjermaninoperendimorët e Shënit, që këtë botëror ishte “negativi “i tyre, por në fushë dhe jo në celluloid, Italia mundi Austrinë 1-0,ashtu siç e kishte mundur në botërorin e vitit 1934,por këtë radhë pa ndonjë “symbyllje” të gjyqtarit, të cilit trajneri Meisl ia kishte pasur frikë, aq sa djemve të Pocos, që do të bëheshin kampionë të botës.
“Nuk e harroj golin e Hanit,- vazhdoi Martelini,- i dyti dhe i fitores së holandezëve, nga rreth 40 metra. Pas ndeshjes, në një intervistë, e pyeta Xofin, aso kohe ndër portierët më të mirë të rruzullit tokësor, sesi ishte e mundur të pësonte një gol të tillë. Ai m’u përgjigj se topi kishte marrë të prerë dhe se e kishte pasur të vështirë të llogariste çastin kur duhej të kërcente, të paktën për ta prekur e larguar.”
Ndërkohë zhvillohet edhe takimi RF Gjermane -Austri,që bënin pjesë në të njëjtin grup gjysmëfinal. Italianëve u duhet fitorja, sepse , ndryshe po të humbasë Austria, janë të mënjanuar. Holandezeve, duke pasur golaverazh më të mirë, u mjafton barazimi. Nga ana tjetër gjermanët, po të humbasë Italia, edhe barazimi e nxjerr në finale.
”Në këto dy ndeshje u shënuan emocione të rralla në historinë e futbollit,”- më tregonte Martelini.- Protagonistët u bënë austriakët Rezultati u barazua 2-2, me gola të Rumeniges, Hëlcenbajnit dhe autogol të Fogstit,( Kushedi sa për sa kohë e ka kujtuar këtë çast fatkeq), kurse golin e fitores për austriakët e shënoi i tmerrshmi Krankl,që me 41 të shtëna në portë në kampionatin austriak,ishte golashënuesi më i mirë i Evropës”.
Kjo ishte fitorja e parë e austriakëve ndaj gjermanëve pas 47 vitesh. Austria nuk kishte interes të fitonte, sepse ishte e mënjanuar,por luajti për prestigj dhe për t’u hakmarrë ndaj pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore, kur futbollistët e “vundermit të famshëm austriak”,(skuadra cudi), siç e kam përmendur në këtë cikël,u detyruan të luanin në botërorin e vitit 1938 në radhët e skuadrës gjermane.
“Kur Krankli shënoi golin e trëtë dhe të dytin e tij në këtë ndeshje,-mora frymë i lehtësuar , - më shpjegoi Martelini, - sepse ky gol ishte edhe për ne “gol i fitores” ndonëse humbëm 2-1 me holandeze.”
Kështu Italia mbeti e dyta në grup, por luftoi për vendin e tretë, kurse Holanda do të ndeshej më Argjentinën, e cila kishte mundur në grupin tjetër gjysmëfinal Poloninë 2-0,kishte barazuar me Brazilin 0-0 dhe kishte shpartalluar Perunë 6-0, në një takim që u quajt skandaloz...Dhe kjo për arsye se peruanët u akuzuan se “u hapën portën argjentinasve” dhe u dhanë kështu mundësi atyre të fitonin me këtë rezultat… tenistik. Veçanërisht u akuzua portieri Kiroga,i cili doli që kishte origjinë argjentinase, dhe kishte luajtur edhe me skuadrën “Santa Fe” të qytetit argjentinas, Rozario ku edhe po zhvillohej kjo ndeshje.
Ndonëse me pikë ta barabarta, nga 5, argjentinasit, falë kësaj fitoreje, me golaverazh më të mirë se brazilianët, arritën ‘të hidhnin lumin” dhe të ndodheshin këtë finale të mbuluar me hije dyshimi.
“E kam ndjekur bashkë me shokë këtë ndeshje në TV kur komentonte Bruno Piculi,- i thashë Martelinit, - dhe të them të drejtën edhe mua ndonjë nga golat që pësoi Kiroga, më la përshtypjen se mund të mënjanoheshin,sido që ai sa herë që nxirrte topin nga rrjeta, dukej shumë i dëshpëruar në ekranin e televizorit. Por Martelini vetëm sa vuri buzën në gaz.
Kështu Italia u ndesh me Brazilin për vendin e tretë dhe Argjentina me Holandën për Kupën e Botës.
“Kjo ishte finale ngushulluese para finales së tetë viteve të kaluara,aq më tepër që brazilianët ende e kishin të freskët plagën e shkaktuar nga goditja në Botërorin ‘74 nga Polonia e Latos,i cili kishte shënuar një gol shembullor. Siç duket, edhe të kreshpëruar nga mënjanimi për finalen e madhe me Holandën pas fitores së argjentinasve me atë...6-0, brazilianët fituan 2-1, (golit të Kauzios iu përgjigjën Nelinjo dhe Dirseu) dhe përsëri qenë të tretët në botë.
“Skuadra ‘axurra’ nuk mund të shkonte më tutje, - më shpjegoi Martelini,- ndonëse nuk qe më poshtë se Brazili”.
Por edhe argjentinasit nuk qenë të denjë për një finale, të paktën të përafërt me finalen RF Gjermani-Holandë. Po ashtu edhe “holandezët fluturues” këtë radhë dukeshin me krahë të prera.
“E kuptoj se në një finale botërori emocionet të shkaktojnë shpërthime dhe ato - ndërhyrje të rënda,- i thosha Martelinit që atë ditë komentonte nga stadiumi “River Pleit” i Buenos Airesit para 79 mijë shikuesve. Por që të shkaktoheshin 54 faulle nga të cikat 41 nga holandezët, ashtu siç lexoja të herë në “La Gazzetta dello Sport”, kjo ishte e pakuptueshme.”
Veç kësaj lojë opake, e copëzuar, me përshkënditje të rralla si një fanar që shfaqet dhe zhduket në një det të trazuar, me një horizont ku përvijohen të qarta vetëm shifrat 1-0 për argjentinasit,pas golit të Bertonit që kishte deklaruar se kishte pasur parandjenjë se do të shënonte. ..Dhe ja katër minuta para mbarimit të ndeshjes,kur anija argjentinase po i afrohet bregut të fitores, holandezi Portvil barazon. Por ja që Rezenebrinku rakapjekthi mezi gjuan, dhe shtylla e majte pingule “ndërhyn” dhe shpëton Kempesin me shokë, se ndryshe Kupa e Botës do të kishte marrë udhëtimin nga vendi i tulipanëve .
Vjen kështu shtesa e lojës. Ashtu si më 1966 në Londër në takimin Angli-RF Gjermane dhe edhe më 1934 në takimin Itali-Çekosllovaki në Romë. Sipas traditës fitojnë vendasit. Dhe kështu ndodh. “Mushkëritë” e holandezëve nuk ngopen dot me oksigjen. E kundërta ndodh me argjentinasit, që kane mesataren e moshës 29 vjeç kundrejt 35 të holandezëve. Shënon Bertoni, ashtu siç kishte parandier dhe pastaj Kempesi, pa dyshim nga më të mirët e kampionatit.
Në janar të vitit 1997 ky Kempes erdhi më Shqipëri dhe deri në mars të vitit të ardhshëm drejtoi ”Lushnjën” e sponsorizuar nga firma “Xhaferi”. Ishte periudha e shkëlqimit të rremë marramendës të piramidave që solli pasoja aq tragjike për shqiptarët. Erdhi dhe u zhduk shpejt në ato ditë ku mund të shkonte njëmend për dhjamë qeni.
Kështu Argjentina vuri në kokë kurorën e kampiones. Holanda mbeti përsëri e dyta.
“Ky qe ndër botërorët me të dobët teknikisht, që kam parë deri tani,- më tha Martelini gjatë bisedës.- Shumë larg finales së Munihut sepse dhe Holanda ishte shumë larg skuadrës së Krujfit dhe futbollit total”.
Në këtë botëror të zhvilluar në Amerikën Latine fitoi përsëri një skuadër e këtij kontinenti: Më 1930 dhe 1950 –Uruguai, më 1962 dhe 1970 Brazili. Dhe po t’u shtojmë këtyre shifrave edhe fitoren e Brazilit në Suedi, më 1958, bilanci ishte 6-5 për latino-amerikanët.
Por këtë radhe nën petkun e kampionëve të botës, Argjentna e zhveshi futbollin nga finesa, dhe zhonglimi i tepruar. Kampionia fitoi duke u mbështetur te loja kolektive, me ritëm të lartë, me tipare të përafërta të lojës së europinanëve.
Planeti i futbollit, pasi ishte pushtuar tri herë nga “samba” braziliane, tani do t’i mbante “ison” tangos argjentinase.
Tabela e rezultateve të fazës finale:
Gjysmëfinalet
Grupi I
Itali-RF Gjermane 0-0
Holandë-Austri 5-1
RF Gjermane-Holandë 2-2
Itali-Austri 1-0
Holandë-Itali 2-1
Austri-RF Gjermane 3-2
Renditja: Holanda 6 pikë, Italia, 5 pikë, RF Gjermane 2 pikë. Austria 2 pikë
Grupi II
Brazil-Peru 3-0
Argjentinë-Poloni 2-0
Argjentinë –Brazil 0-0
Brazil-Poloni 3-1
Argjentinë –Peru 6-0
Renditja: Argjentina 6 pikë, Brazili 5 pikë, Polonia 2 pikë, Peruja 0 pikë
Per vendin e tretë;
Brazil-Itali 2-1
Finalja
Argjentina-Holanda 3-1,
(më shtesë: 1-0, 1-1)
Argjentina: Filiol, Olguin, Galvan, Pasarela, Tarantini, Ardiles (Larosa), Galiego, Kempes, Luke, Bertoni Ortis, (Hauzman)
Holanda: Jongblod, Poortvil, Krol, Neeskens, Brands, Hansen,(Zyrbir), Hahn, V.Van Kerkof, Rep, Naninga, Reezenbrink.
Golashënuesi më i mirë i botërorit: Kempes,(Argjentinë)-6 gola
4 Qershor 2010