Ekuador, studentët kundër reformave të reja arsimore
Protesta e studentave dhe nxënësve të Ekuadorit po bëhet për shkak të disa reformave arsimore për të cilat protestuesit nuk janë aspak dakort.
Unioni i studentëve dhe i mësuesve në vend organizoi protesta në të gjithë vendin për të kundërshtuar fuqishëm masat dhe reformat arsimore të cilat u votuan nga Asambleja Kombëtare.
Një student, i cili nuk u identifikua pohoi se reforma arsimore e votuar nga Asambleja Kombëtare nuk ishte aspak e përshtatshme për një student ekuadorian që studion në universitetin publik
“Arsyeja se përse ne po protestojmë është se në Ekuador është eleminuar formimi i profilizuar dhe teknik dhe të gjithë masterat janë të përgjithshëm. Në rast se kemi vetëm formim të përgjithshëm, atëhere do të jetë tepër e vështirë që nga universitetet tona të dalin profesionistë të aftë për profilin e tyre,”- tha studenti ekuadorian.
Gjatë zhvillimit të demostratave policia hodhi gaz lotsjellës ndaj turmës që ishte mbledhur në një nga sheshet e kryeqytetit Kuito. Megjithatë, pritet që protestat në të gjithë Ekuadorin të intensifikohen.