E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 Korrik - 8 Nentori metamorfoza e lirise

Kur ata mijera njerez me 2 Korrik te vitit 1990 shperthyen dyert e ambasadave dhe u mirepriten nga Europa nisi edhe per ne shqiptaret pelegrinazhi drejt lirise. Tashme qe nga 8 Nentori 2010 pas dy dekadash si qytetar te nje shoqerie qe aspiron demokracine kemi te drejte per te levizur pa viza ne zonen lsquoShengen si turiste si familjare si artiste apo subjekt i biznesit. Tek e fundit si shqiptar qe ka ne dore dokumente te besueshme dhe nuk eshte me i paragjykuar kolektivisht Do te udhetohet per tek familjaret tek femijet si edhe shpesh degjojme nga propaganda e dites dhe kjo eshte e vertete eshte normale njerezore dhe tejet humane. Shume nga pritesit jane ata qe iken ne vitet lsquo90-lsquo91-lsquo92 duke rrembyer cdo mjet lundrimi dhe si thoshte asokohe nje kompozitor i ri ne kengen e tij Jon klithnin liberta Prej me shume se dy dekadash ata jetojne atje. Nese ishin beqare jane martuar nese ishin pa femije jane bere prinder nese dinin vetem shqip tanime kane mesuar gjuhen e atyre popujve dhe vendeve ku kane derdhur djerse mund dhe kane paguar mbijetesen me sakrifica duke derguar nje pjese te mire te te ardhurave madje goxha per te ndihmuar familjet e tyre ketu ne Shqiperine tone te perbashket Te levizesh pa viza ne Europen e zhvilluar eshte nje arritje. Nuk ka as kuptim as vend ta paragjykosh kete ngjarje me pseudoargumente se jo po erdhi vone nuk e meritojme por na e dhuruan e te tjera Vetem ne kete aspekt nuk mund te marresh peshqeshe. Prania e qytetareve jashte komunitare qofte edhe me qendrime te perkohshme prej 90 ditesh per shkak te diferencave kulturore dhe menyres se te sjellurit krijojne probleme drejtpersedrejti tek qytetaret europian te cilet nuk mund te pranojne pa reagim mesatarizmin e lirise se tyre qytetare si dhe prishjen e harmonise civile morale e ligjore si qetesi publike dhe si rend civil thjesht per faktin se qeverite e tyre deshirokerkan tua dhurojne udhetimin pa viza shtetasve shqiptare dhe boshnjake Duhet te behemi esell nga dehjet partiake dhe te mos hedhim vickla vetem e vetem qe te ngasim shejtanllekun dhe perjashtimin per te gjetur qimen ne veze Qytetaret europian taksa pagues mund te tolerojne nje ndihme ekonomike qe rezulton jo rentabel apo nje donacion per shendoshje institucionale per nje vend ne zhvillim qe ende mund te mos kete dhene frytet por kurrsesi te sillen ne kete menyre zemergjere kur nuk jane te bindur se nje benefic i tille per shtetas te vendeve te tjera nuk do te vije ndesh me rregullin dhe qetesine e tyre publike. Shembujt reagues nuk mungojne madje dhe kunder qytetareve te vendeve qe jane ne BE. Rasti i rumuneve ne qytetin e Romes ku me referendum lokal u kerkua perzenia e tyre mbas nje krimi qe nje rumun beri ndaj nje gruaje italiane. Po keshtu shembulli i diteve te fundit ne France ku me insistim madje edhe me nje kosto problemore deri ne sfidimin e hapur Sarkozi-Barroso u vendos debimi i qytetareve rumune qe kishin ngritur cadrat e plastmasit ne kembe e urrave ne France Ja perse theksoj se levizja pa viza ne zonen e lartpermendur nuk eshte dhe nuk mund te jete dhurate keqardhje apo klemence. Kur mendoj ata te rinj prinder dhe foshnja motake qe humben jetet ne fund te detit humbetirave te maleve ne debore dhe deri ne ujerat e liqenit te Butrintit si rasti i fundit i dhimbshem atehere si qytetar ndjehem i lehtesuar sepse ne cdo rast tragjik pergjegjesi kemi pasur te gjithe jo drejtpersedrejti por si popull si komb dhe si shoqeri civile gjithsesi. A dime ne te sillemi me kete lehtesi levizje pa viza Pergjigjja nuk mund te jepet me nje po ose me nje jo. Duket sikur Perendimi i ngritur dhe artikuluar vetem si rregull dhe si ligj deri ne nje sterilitet absolut eshte treguar me skeptik se cdo te ishte e nevojshme. Lindja ka qene me e hapur me mirebesuese dhe me luajale me levizjen e lire. Shqiptaret dhe jo vetem ata levizin prej kohesh pa viza ne Turqi madje pa pasur nevoje per nje pasaporte te sigurt biometrike. Shkojne atje per pushime per kujdes shendetesor kurues me te specializuar per tregti per te prishur para etj. Kjo lloj levizje eshte prej kohesh realitet edhe ne shume vende fqinje dhe deri ne Izraelin e larget. Qytetaret shqiptar ne mase absolute nuk kane krijuar shqetesime te tilla qe do te cedonin me penalitetet kolektive ndaj atyre qe kane levizur dhe vijojne te levizin pa viza. Madje ka nje argument tjeter kunderthenes por qe na fut ne zemer te argumentit. Shume nga ata qe kane pasur viza te rregullta dhe me afate shume te gjata deri ne 2 vjecare nuk kane nguruar te bejne trafiqe tu shpetojne detyrimeve fiskale apo te kryejne krime packa qe kur jane pajisur me viza ne konsullatat e akredituara tek ne dhe kane siguruar vizen Shengen ne te gjitha rastet u jane nenshtruar rigorozisht kushteve dhe procedurave te nevojshme. Sa here qe ata jane zbuluar dhe i jane nenshtruar hetimit apo denimeve me heqje lirie nuk ka ndodhur per shkak te precedentit kriminal apo informal te shkaktuar prej tyre te shkohet in extremis qe te gjithe bashkekombesit e tyre apo homologet e llojit te aktivitetit te penalizohen duke mos ju leshuar me viza Shengen
Pergjegjesia ne nje shoqeri demokratike eshte gjithnje individuale. Po ashtu dhe ndeshkimi apo penaliteti qofte ky civil penal apo administrativ. Ja perse nuk duhet qe te ngreme me shume dyshim se sa eshte e nevojshme se po theu dikush apo disa rregullin e qendrimit deri ne 90 dite tani qe do te udhetohet pa viza atehere do te ndeshkohemi te gjithe kolektivisht. Kjo eshte jashte logjikes demokratike dhe proceduriale Nese dikush apo diku ne Europe mendon keshtu demi nuk eshte thjesht i atyre qe do ta pesonin nje kufizim te tille. Do te komprometohej keshtu demokracia institucionale ne nje pike mjaft te ndjeshme tek lirite dhe te drejtat e njeriut pasi nuk ka liri dhe te drejta kolektive e aq me keq kolektiviste. Askush nga ne nuk eshte e drejte te rindeshkohet me kthimin e regjimit te vizave nese nje apo dhjetera madje edhe qindra qytetare shqiptare do te abuzojne duke tejkaluar ato te drejta qe ofron kjo forme me e thjeshtezuar e levizjes Ajo cka ka rendesi te thuhet me ze te larte eshte se pas 15 dhjetorit 2010 do te levizmi pa viza ne zonen europiane Shengen por se ne asnje rast askush nuk mund te levizi pa dokumente qe motivojne kete udhetim. Nese ai do jete turist do te duhet te kete hotelin e rezervuar parate e nevojshme per ditet e qendrimit dokumentacionin shoqerues nese eshte grup turistik etj. Nese do te shkosh tek familjaret do te duhet nje ftese e tyre qe percakton saktesisht adresen qe te lejon te identifikosh hapesiren e banimit. Nuk duhet te mendohet se ne nje banese te vogel mund te fleje nje batalion Nese shkohet per nje trainim te shkurter qe nuk zgjat me shume se 90 dite mos u habit qe ne kufij te te pyesin dhe te insistojne te dine me saktesi se ku po shkon dhe ku do te akomodohesh. Madje ka vende si SHBA qe edhe bazuar ne dyshimin e tij oficeri i seksionit te vizave mund te te mos ta leshoje ate. Kudo edhe ne zonen europiane lsquoShengen nese punonjesi i pikes kufitare ka dyshime dhe nuk bindet per motivin e levizjes mund te te ndaloje. Ai punon te zbatoje ligjin dhe rregullin e vendit te tij dhe me kete detyre e korrektesi ka te lidhur pagesen karrieren dhe sigurimin e jeteses Etika e te komunikuarit ne kufij paraqitja e dokumenteve te kerkuara dhe zbatimi i rregullave te kalimit te pikave kufitare dhe zonave doganore nuk shfuqizohen me situaten e re te levizjes pa vize. Ne cdo pike kufitare ka kontroll per deklarim parash ne valute je i detyruar te pranosh nje kontroll deri trupor kur pajisjet teknologjike nuk japin garanci per mbrojtjen absolute ndaj rreziqeve qe vijne nga terrorizmi. Ne pikat kufitare edhe kur je pa vize kontrollohesh kur dyshohet qe nga trafiku i droges dhe deri tek kalimi i peshes se lejuar ne bagazh apo pasja ne sasi te pa lejuar te lengjeve qofte per make-up per grate apo solucion per te pastruar kepucet Sigurimi dhe menaxhimi i kufijve ishte kusht qe te hiqej regjimi i vizave. Ky mbetet kusht qe edhe te funksionoje levizja pa viza. Ndaj askush nga qytetaret tane nuk duhet te neglizhoje detyrimet ne pikat e kalimit te kufirit qofshin tokesore apo ne porte dhe aeroporte Ka nje shqetesim te shprehur se mos kalohet afati 90 ditor Duhet treguar kujdes qe te mos shkohet ne kufijte e skepticizmit Te gjitha ata qe do te shkojne tek familjaret nuk do ta shkelin kete rregull. Madje nuk do te rine dot kaq gjate sepse femijet jane ne pune dhe niperit e mbesat neper kopshte e shkolla. Ne ata vende nuk ka kohe per llogje dhe per kafe si ketu tek ne Madje ata qe jane te punesuar i dine fort mire rregullat dhe llogarisin deri ne qindarke te ardhurat dhe shpenzimet Nese ka tek ne njerez pa identitet dembele qe pertojne te jetojne njerez qe kane humbur cdo motiv apo qe duan ti largohen organeve kompetente qe i ndjekin per krimet qe kane bere ne Shqiperi atehere kjo pune zgjidhet qysh ne kufirin tone Nese nuk ka vigjilence ketu tek ne dhe ai qe kalon kufirin rezulton shkeles i kohes se qendrimit ne zonen europiane Shengen ne vendin europian ku shkon atehere veshi duhet terhequr ketu ne Shqiperi dhe ndeshkimi nuk duhet te mungoje sepse i behet dem te tjereve njerezve te rregullt qytetareve korrekt. Nese do te kete te ikur per shkak te gjakmarrjes qofte per te shpetuar nga gjaksi ose gjakmarres qe duan te gjejne ata qe jane ne gjak dhe qe prej kohesh jane jashte shtetit per tu mbrojtur atehere situata dhe tabloja jone shqiptare do te shfaqet tejet e vecante origjinale ekzotike dhe primitive Kam frike se ne situata te tilla ndonje akademik do te nxjerre nga sirtari i historise ashtu te pluhurosur thenien e Princ Vidit se Shqiperia eshte nje vend i eger qe duhet te kthehet ne nje vend te qyteteruar dhe jo nje vend lindor qe duhet te shnderrohet ne nje vend perendimor Do te ishte me shume se tragjike qe ne zonen Shengen te na ndodhi qe te vriten shqiptar per gjakmarrje

Liberalizimi i tregut eshte provuar tashme me te mirat dhe pasojat negative ne vendin tone Nje ekonomi e tregut te lire ka ndryshuar mireqenien dhe ka sjellur sipermarrjen por edhe grabitjen e pronave dhe demtime te ndjeshme te pasurive kombetare qe nga fondi i tokes dhe natyres e deri te ujerat dhe pyjet Tani qe kete prag krishtlindje do te sigurohet edhe levizja pa viza mbetet per tu sqaruar se cfare do te ndodhi me lirine. Ka nje konfuzion dhe keto te tri elemente te konfondohen. Iniciative te lire tregu ka edhe ne vende pa demokraci madje edhe ne vende komuniste si Kina apo ne Sulltanate. Levizje te lire pa viza ka edhe mes vendeve qe nuk kane sistem te demokracise institucionale ose nuk mund te kete edhe mes dy vendeve qe jane fqinje si p.sh mes Shqiperise dhe Serbise Liria eshte dicka tjeter. Eumlshte nje sistem vlerash qe bazohet tek demokracia funksionale tek institucionalizmi dhe tek zbatimi rigoroz i lirive dhe te drejtave te njeriut perfshi edhe ato te minoriteteve kombetare dhe atyre etnokulturore. Per ate pjese te shoqerise shqiptare qe me pare nuk ka dal kurre jashte vendit por edhe per ata qe kane dale rralle e per mall tashme do te kete me shume mundesi jo vetem per tu cmallur me familjaret por per te pare dhe kuptuar me mire se si funksionon bota e lirise ceshte ajo mbi cilat rregulla ngrihet dhe vepron dhe se cfare detyrimesh ve liria per shtetarin dhe qytetarin. Ne banderola te ekzagjeruara lexon ne Sheshin Skenderbe Brukseli 2 ore e 40 Amsterdami 2 ore e 30 dhe Berlini 2 ore e 20. Po por kjo eshte distance kohore fluturimi Pyetja qe qendron pezull eshte sa larg tyre ne jemi ne europianizim ne civilizim ne demokraci dhe ne zbatimin e ligjit tek e fundit ne LIRI Do te ishte me vlere qe shqiptaret pa viza Shengen ne ato vende te shohin se si eshte sherbimi urban p.sh ne Zvicer ku autobuset jane me luksoze se veturat e bashkeqytetareve te pasur shtetare apo biznesmen sepse ndryshe fyhen bashkeqytetaret qe nuk kane vetura. Atje respektohet njeriu bazuar tek morali protestante Ne Holande dhe ne Gjermani do te shohin se si ka vend te caktuar per te levizur me biciklete Dhe do te habiten kur dikush ti thote E sheh ate gruan apo ate burrin atje qe po lidh bicikleten eshte minister apo shtetare e/i larte. Mundet ne ndonje kafene te Amsterdamit ndonje i aferm do ti tregoje prinderve se ai burri eshte ish ndashkryeministri Wim Kook qe kur morri vesh per Masakren e Srebrenices kishin kaluar 6 vjet por mosveprimin e ushtareve holandez Ai e quajti arsye qe bashke me qeverine te jepte doreheqje Keshtu qe shqiptaret pa viza do dine ta rigjykojne ne nje optike tjeter tragjedine e Gerdecit apo katrahuren e vitit 1997 Kur te jene ne Berlin shqiptaret e lumtur pa viza do te shohin pjese te Murit te Berlinit marrezine e Hrushovit dhe Ish Kampit Socialist por edhe kampet e perqendrimit te Hitlerit pallatet parafabrikate te Honekerit dhe cdo gje tjeter qe sjell historine si memorie per reflektim.
Ato vende demokratike kane nje kuptim shkencor mbi muzeumologjine. Njeriu lind i gjalle dhe e mbyll jeten me vdekje. Muzeumet lindin nga gjerat e vdekura per te mbajtur gjalle kujtesen qe te ndihmon per te mos u perseritur gabimet si dhe per te dhene gjurmet historike nga paraskllavopronaria deri tek sistemi i sotem demokratik Shqiptaret pa viza do te shohin se si funksionojne spitalet publike. Si jane farmacite klinikat dentare dhe qendrat e sherbimit social. Do te shohin tek te afermit e tyre se si paguhet rregullisht fatura e energjise elektrike e gazit e ujit taksa e pastrimit e te tjera detyrime e do ti vije turp qe ai nuk i paguan ato ne Shqiperi. Shqiptari pa vize Shengen do te shohe se nuk peshtyhet ne toke nuk hidhet letra vend e pa vend se pihet duhan vetem ne vendin e caktuar se nuk hipet pa bilete ne tren apo autobus se nuk bertitet sipas deshires dhe se nuk behet zhurme ne shtepi apo ne shkalle. Do te kuptoje se cfare cmendurie eshte sjellja e pronarit te lokalit prane shtepise se tij ne Shqiperi qe e ngre zerin e muzikes se ahengut ne kupe te qiellit deri ne te gdhire dhe polici bashkiak ose nuk shkon ose edhe kur shkon merr nje grusht parash dhe ben nje sy qorr dhe nje vesh shurdh Atje duke ndenjur 90 dite dhe jo 91 shqiptaret pa viza do ta shohin se liria ngrihet mbi institucionalizmin dhe vlerat dhe do te gjenden keq e ligsht kur tu tregojne te afermve se si x apo y ne zeta qytet apo qyteze komune apo fshat dha kaq bakshish per te siguruar kete sherbim publik apo pagoi kaq para nen dore per te marre nje diplome te shkolles se mesme apo te universitetit Djali apo vajza nusja apo dhendri qe prej vitesh jetojne si qytetare ne zonen lsquoShengen do te thartojne fytyren dhe do te thone bazuar ne kulturen demokratike qe kane fituar tashme ne ato vende se kjo nuk eshte e drejte eshte kunder ligjit dhe se keshtu Shqiperia nuk do ti afrohet dot Europes edhe per shume kohe. Duke qendruar atje per 90 dite ata do te shohin edhe ndonje godine te vjeter ne mes te qytetit dhe do te behen kurioz perse nuk e prishin Por do te habiten me shume kur te mesojne se ajo ngrehin ka zot dhe i zoti nuk e shet apo nuk lejon tia tjetersojne Atje do te marrin informacion qofte edhe per 90 dite se si prona eshte e shenjte dhe trashegimia shitja apo dhurimi eshte e vetmja menyre qe te ben pronar Atje fal liberalizimit te vizave do te shohin se si mbrohet njeriu dhe perse kur ka vdekje aksidentale shoqeria dhe shteti shkunden ne alarm Atje do te shohin se si mbrohet natyra se si ruen lumenjte dhe detet nga ndotja Do te kene rast te njihen se si po punohet qe centralet me qymyr dhe mazut jo e jo por edhe ata me energji atomike nuk do te perdoren me e do te sigurohet energji e paster Dhe atehere ai shqiptari pa vizen Shengen po qe nga zonat e Durresit do te kujtohet qe nuk u pyet si komunitet per centralin me qymyr ne Porto-Romano dhe nese eshte nga Vlora se edhe ai nuk u pyet dhe nuk u degjua per centralin me mazut Ai do te shohi se si hiqen plehrat dhe se si ato jane te fraksionuara por do te skuqet kur do te shohe se si biri/bija e tij do ta mbaj ne dore lekuren e bananes deri sa te gjej nje kosh apo deri ne shtepi po nuk e gjeti gje qe ai nuk e ben ne Shqiperi. Pa viza dhe me tre muaj kohe qendrimi udhetaret e lire do te kene rast te shohin se edhe nje shtepi me qira apo qe shitet ka nevoje per miratimin e komunitetit te ortakeve banoreve te pallatit. Do te shohe si lahen dhe dezinfektohen rruget. Nese do te kete rastin te shkoje ne ndonje varreze per te vene nje buqete lule tek ndonje i afert i vdekur do te shohe se si jane ato sa te rregullta dhe se si respektohet hapesira e do te mendoje se si ne Tirane njerezit varrosen ne rruge sepse nuk ka me vend dhe se prane varrezave vetem qetesi shpirtrash nuk ka. Atje punon dalta sharra cekici dhe e gjithe kjo zallamahi bashkeshoqerohet me zerin e radios ne kupe te qiellit. Kur te marre ushqimet atje ne Zonen Shengen dhe te provoje cilesine e tyre dhe kur ti shpjegohet nga te afermit se cilesia e ushqimit lidhet me te drejtat e konsumatorit dhe se ka polici e gjykate te specializuar per to atehere do te kuptoje se cfare ha ne Shqiperi dhe pse semuret. Do te habitet qe ai aparati si termometer ne qytet mat nivelin e CO-2 sepse thithja e ajrit te paster eshte pjese e rendit publik. Atje do te habitet kur te levizi rubinetin ne cdo ore te dites dhe uji te rrjedhe si dhe do te befasohet se si nuk ikin dritat asnjehere. Nese gjysherit pa viza Shengen do te shkojne te marrin niperit ne kopshte apo ne shkolla atje ne zonen Shengen dhe do te shohin se si vocerraket e gjakut tyre nuk paragjykohen dhe perjashtohen se jane shqiptar nga bashkemoshataret vendas do te bien ne mendime perse ne ne Shqiperi zihemi dhe shahemi aq shume me njeri tjetrin Pas udhetimit pa viza shqiptaret do te thone Levizja e lire erdhi faleminderit PO LIRIA KUR DO TEuml VIJEuml Qe liria te vije shqiptari pa vize lsquoShengen duhet ta sjelle veten si individe qe lirite e tija natyrore jeten pronen dhe lirite e te drejtat ti konsideroje sovranitete. Kjo arrihet me kulture civilizim dhe kur je i lire nga frika. Liria do te vije kur shteti te ngrihet mbi institucione dhe institucionalizmi mbi vlera dhe meritokraci. Liria do te vije kur ekzekutivi i cilitdo ngjyrim partiak te sillet si sherbyes publik dhe jo si autoritet i pakufizuar. Udhe e gjate qe nuk ka nevoje as per viza as per heqjen e tyre

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›