E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kemboret e cara

17-11-2010 / Nga Eden Babani

Qe te mos bejne zhurme vend e pa vend cobanet u ngjeshin kemboreve se brendshmi nga nje shuk me kashte qofshin ato edhe te cjepve a te deshve percore. Ua ngjeshin kur sua kane ngene tringellimave ua heqin kur ua do puna mos u humbe ndonje koke bagetie. Edhe me lopet a me dhite e njejta pervoje. Kemboret e cara ia dergojne mjeshtrit ti ndreqe - cka pergjithesisht nuk ia vlen - ose i flakin meqe gervishtja e tyre te rreqeth mishte. Avokati-percor ka qene me fat. Ndonese te care deri me sot nuk ia ka hequr kush nga qafa kemboren. As Doktori kur i besoi me ciltersi as Piktori qe si beson kurrsesi por qe i duhet ne mungese te percoreve qe sdine ta dredhin si ai. Dhe drang e drung Avokati-percor rreh sot te kercenoje luanin. Po a stepet luani nga briret e nje cjapi sado te perdredhur ti kete Per te qeshur e per te qare Per te qeshur sepse Avokatit tashme i ka plasur jo vetem kembora por edhe cipa e ballit. Te gjitha cipat e ballit edhe ajo e avokatit edhe e politikanit edhe e ish te perndjekurit politik. I ka mbetur vetem cipa e renegatit. Per te qare sepse te gjitha shanset flasin per veteflijim ne kuader te gjetjes politike me te fundit me emrin OB.
Opozita e Bashkuar Kur e degjon te ngjan me nje bum. Kur e sheh per se afermi si le gje manget blofit politik. Zaten kur se ke asin do te luash blofin. Mirepo aq kollaj hahet blofi
Ne vetmine e vet mjerane Edi Rama i ka shmangur paksa lideret pa parti te tipit Gjinushi e Milo te cileve ua ka pire lengun me kohe. Po josh renegate te tipit Ngjela e Ndoka - gjithashtu pa parti - ose njerez me kushedi se sa fytyra te tipit Zogaj. Ndoshta per te na dhene idene se opozita po u zgjeruaka ndoshta per te trembur vathen e trembur qe i ka mbetur. Kete zor se e di kush tjeter pervec atij qe mban kerraben ama kurrsesi ata qe blegerijne pas berihajt.
A ka te ardhme kjo OB-ja ne skakieren politike te Shqiperise sot kur shqiptaret po ndihen gjithnje e me teper te barabarte me qytetaret europiane Pyesni socialistet me mire. Ka edhe nga ata qe i besojne por radhet e tyre po shthuren dita-dites. Edhe me do te shthuren. Do te shthuren padyshim kur prindi - blu a i kuq qofte - te vizitoje femijen emigrant e te mos i thote kush plac te mos ia grise kush pasaporten sepse eshte shqiptare. Kur i semuri ne nevoje per kujdes te vecante mjekesor te gjeje sherim ne klinikat me me emer te Europes. Kur tregtari i vogel a zanatciu te mos prese grosistin per nje kile gozhde qe ia shet si frengu pulen... Edhe me do te shthuren kur shumekush do tia njohe vlerat pages europiane jo me pune te zeze si klandestin por me pune qofte edhe stinore ama sipas te gjitha rregullave e ligjeve europiane.
Keto dite lexova deklaraten e perfaqesuesit te Opozites se Bashkuar Spartak Ngjela per nje aksion shume te madh politik. Ja pra cme hodhi te kemboret e deshve e te cjepve te deleve a te dhive. Qenkesh fjala per nje levizje masive protestash ne te gjitha qarqet e Shqiperise. Nuk me befasoi kembora e tij tashme e care ne kushedi sa vende. Madje nuk ia vlen as te ndash qimen me dysh e te shpjegosh pikat e afrimit mes nje aksioni politik - cka nenkupton ide - dhe protestave masive - cka nenkupton shterpesi idesh. Megjithate ia vlen te vesh ne dukje qellimin e avokatit luftenxites me kete allah-allah aksion te madh politik. Ne nuk mund te lejojme me qe fryma e popullit te jete e vecuar nga opozita ndash deklaroi lideri pa parti ne emer te liderit me parti te shkermoqur. Po cte genjen mendja zoti Avokat Pandeh se po te degjojne tre milione shqiptare qe kane se paku tridhjete a treqind milione halle mbi krye A e ke pyetur popullin valle ne ta ka kush ngene te bredhe pas teje e te degjoje mbrockullat e tua per rrezime qeverish Beje popullin per vete me projekte politike zoti Avokat por mos i kujto Dukatin ku ti dhe shoket e tu te tryezes opozitare tentuat trazira si ato te 97-s Sepse edhe ne gjetsh nje grusht rebelesh sic u gjenden asohere ne ato ane pakkush do ti ndjeke pas. Iku koha e piramidave kur njerezit e genjyer prej fares suaj komuniste paten humbur parane qe majmi mafien e sotme me lekure socialiste. E djegur prej qullit macja tashme do ti fryje kosit. Madje edhe ne u genjefte per te zezen e vet ndonje fatkeq i mbetur ne dite te hallit ti nuk mund ti qasesh dot pushtetit me marifete zhongleresh. Mos harro se domethenien e pozave te tua luftenxitese i zbertheu cak-fak nje prej figurave me te njohura te PS-se Ylli Manjani tashme ne llogore politike per te mbrojtur vlerat e verteta te partise se tij per tu kujtuar shqiptareve se po i vjen koha te rikthehet ne jeten tone politike shqiptare nje opozite e denje e tipit europian jo aziatik.
Dalja kesaj here e Ngjeles me agjenden e vet plot tamtame lufte me kujtoi greven e urise se ish te perndjekurve politike me 1994. Avokati sillej asohere ne zyrat e Shoqate jo si ish i perndjekur politik i regjimit i cili c eshte e verteta pasi ia pati ferkuar bute-bute kurrizin femijes se oborrit dhe e pati rritur me pekule i futi edhe nje shkelm prapanices ne fushebetejen e luftes se klaneve komuniste per pushtet. Asohere Ngjela sillej neper mjediset e Shoqates i ftuar prej Kurt Koles si keshilltar i tij. Kurti na e ofroi edhe neve ne gazete kujdesin e dhelpres per pulat ani se ne nuk e hengrem. Dhe ndodhi ajo cka ndodhi fundi i asaj Shoqate te njesuar shkermoqja ne disa shoqata qe sot nuk po e gjejne dot vetveten tjetersimi i shoqates se mbetur te Kurtit me dy anetare femra dhe me nje shofer qe per fat te mire gjeti forca ti kthente kurrizin sa nuk ishte teper vone. Ja ku e cuan ish kryetarin e Shoqates keshillat e Avokatit-percor cka tashme nuk eshte as e panjohur as ndonje risi politike. Risia e vetme eshte kthimi i borxhit te dikurshem me te njejten monedhe qe shkon nga dora e nje renegati ne doren e nje renegati tjeter.
Kemboret e cara tashme nuk i beson kush. Ato e kane tradhtuar veten me kohe duhen flakur ne kosh te plehrave.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›