Letra/Me karikaturat e protestave te dhunshme smund te perseritet rebelimi i 97-s
Shqiptaret e mbajne mend mire luften vllavrasese te vitit 1997 ne Shqiperi. Mijera njerez te pafajshem dhe pa shkak vriteshin rrugeve fshatrave dhe qyteteve te Shqiperise. Dhe cfare ishte kjo lufte perse behej kush e nxiste dhe per cfare qellimi Keto pyetje zyrtarisht nuk kane marre pergjigje deri sot. Ndersa shqiptaret qe e kane pare nga afer kete ngjarje tragjike e kuptojne dhe e dine kush i nxiti dhe per carsye. Mjafton te shikosh faqet e gazetes Zeri i Popullit te asaj kohe dhe del si ne drite te diellit kush ishin nxitesit dhe organizatoret e kesaj tragjedie. Ne kete gazete ne faqe te pare ne ate kohe dilnin me fotografi me arme ne dore dhe quheshin kapedane dhe trima ata qe e vrisnin pa meshire popullin e vet. Nuk mjafton me kaq keta trima qe udhehiqeshin nga PS dhe bllokmenet ishin bashkepunetore me udheheqesit socialiste dhe udhezoheshin qe te benin sa me shume krime per te rrezuar Sali Berishen. Po te shikojme komitetet famekeqija te shpetimit qe u krijuan ne ate kohe udhehiqeshin nga ish-sekretare partie komisare dhe udheheqes te tjere te PS. Keta komitete nuk ishin per shpetimin e popullit por te shkaterrimit te terrorit qe benin bashke me kapedanet e ZP-se. Kete nuk e kundershton askush ne Shqiperi dhe ne Evrope mjafton te shikosh televizionet. Keto ngjarje jane regjistruar nga te gjithe stacinet televizive evropiane. Nga keto qe thame del se lufta civile e vitit 97 ne Shqiperi u organizua dhe u drejtua nga PS dhe Sigurimi i Shtetit. Pra ishte nje rebelim komunist kunder demokracise. Ne dukje qellimi ishte te rrezonin Sali Berishen dhe te merrnin pushtetin me dhune duke kthyer protestat ekonomike per qellime politike por po ta analizosh mire eshte ndryshe.
Qellimi i vertete ishte te rrezonin sistemin demokratik per te sjelle perseri ne krye te shtetit nje regjim komunisto-socialist te drejtuar nga bllokmenet e rinj. Ketij qellimi ia arriten me banda kriminale dhe me kapedane e trima qe levdonte Zeri I Popullit. E moren pushtetin bllokmenet dhe e mbajten jo pak 8 vjet rresht. Tani ne pyesim Cfare bene per Shqiperine keta bllokmene qe sot e quajne veten socialiste Asgje me te mire se sa eterit e tyre per 50 vjet rresht. Pra 58 vjet Shqiperia vuajti nen regjimin e diktatures. Per 8 vjet ne Shqiperi lulezoi korrupsioni ne te gjitha hallkat e shtetit. Kushdo i punesuar ne shtet vidhte popullin e vet dhe askush nuk e ndalonte. Shqiptaret e dine mire kete por me shume e dine emigrantet shqiptare ne Greqi. Ata e kujtojne me hidherim udhetimin per ne Shqiperi sepse nga Kakavija ne Tirene do ndalonin ne qindra postblloqe policie qe duhet tI paguaje. Pa paguar shume para nuk mund te nxirrje asnje certificate a document tjeter. Korupsioni vazhdonte nga nepunesi I thjeshte e deri te kryetari I qeverise.
Bllokmenet socialiste kane paralajmeruar se do te fillojne perseri protestat per te rrezuar qeverine. Por e dime mire se nga protestat paqesore nuk rrezohet asnje qeveri ne bote. Kete e dine mire edhe bllokmenet por keta shpresojne se nga keto protesta paqesore do te prodhojne dhune apo anarshi sin e vitin 97. Sepse vetem me dhune rrezohet qeveria. Qeverite mund te rrezohet edhe me protesta demokratike por socialistet kane zgjedhur rrugen e dhunes ashtu sic ndodhi ne vitin 1997 kur nga protesat paqesore ekonomike u kthyen ne dhune. Prandaj Edi Rama Gramoz Ruci dhe Pandeli Majko por edhe te tjere bllokmene e thone me krenari se vendi po shkon drejt ngjarjeve te vitit lsquo97. Keto kercenime te socialisteve shqiptaret duhet tI marerin seriozisht. Keto jane nje rrezik real per Shqiperine se ne krze te PS jane grumbulluar bllokmene te vjeter dhe te rinj. Keta nuk e durojne qe SAhqiperia te ndertoje nje shtet demokratik dhe po perpiqen me te gjitha fuqite qe ta pengojne Shqiperine per tu future ne Evrope. Kete po e tregojne perdite me veprimet dhe mosveprimet e tyre ndaj ligjeve te shtetit shqiptar duke mos votuar asnje ligj ne parlament. Por shqiptaret kudo qe te jene duhet tu thone ketyre bllokmeneve socialist se e kane bere llogarine gabim. Shqiptaret nuk do mund ti heqe per hunde nje grup bllokmenesh qe kane qellime te zeza sepse shqiptaret kane zgjedhur rrugen per ne Evrope rrugen e paqes dhe te progresit dhe jo rrugen e dhunes e te regresit ku kerkojne ta cojne bllokmenet e vjeter dhe te rinj. Shqiptaret kete do ta thone me vepra duhet te tregohen te zgjuar dhe largpames dhe te mos pranojne protestat qe jane ne interes te Edi Rames e Gramoz Rucit. PS e bllokmeneve e provoi nje vit rresht me protesta paqesore me bllokim rrugesh dhe greva uria dhe e pa qe nuk e rezuan dot qeverine sepse ato protesta ishin disi paqesore. Rifillimi i protestave kete radhe ngjall shpresat se do te jene me te egra qe do te krijojne anarshi sic thote Pandeli Majko dhe do te jene me te ashpra sic thote avokat Ngjela.
Nga keto deklarata te krzesise te PS thuhet hapur se do te behen protesta te dhuneshme dhe jo paqesore por kjo nuk do te arrihet kurre per dy arsye E para se populli shqiptar nuk shkon qorrazi per te shkaterruar institucionet demokratike se do Edi dhe Gramozi. E dyta Nuk ka me arme ne duart e krimineleve te Zerit te Popullit. Viti 1997 nuk do te perseritet me kurre. Shqiptaret po shkojne drejt krijimit te shtetit demokratik. Kthim mbrapa nuk ka.