Malësi e Madhe, mbyten nënë e bijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malësinë e Madhe ku nënë e bijë janë mbytur në një rezervuar.
Ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e Vorfës ku 39-vjeçarja Nexhmije Hyka është mbytur bashkë me vajzën 9-vjeçare Esmeralda, në tentativë për ta shpëtuar këtë të fundit.
Sipas informacioneve, 39- vjeçarja nuk ka mundur ta shpëtonte të bijën, e cila hyri në rezervuar duke mos arritur të dalë prej andej bashkë me të ëmën. Policia e cila ndodhet në vendgjarje ka nxjerrë trupat e pajetë nga rezervuari.