E Diel, 1 Nëntor 2026

2 banka greke shndërrohen në degë, Ekspertët: Më shumë siguri e mbikëqyrje

TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e një dite më parë shndërrimin e dy bankave greke që operojnë në vendin tonë, nga filial që janë aktualisht në degë, gjë që nënkupton shkëputjen zyrtare të tyre nga bankat mëma.

“Këto banka bëhen shumë më tepër banka shqiptare në aktivitetin e tyre. Natyrisht pronësia vijon të mbetet pronësi nga bankat mëma, por ato nuk janë më të detyruara sidomos në rastet e vështirësive që mund të kenë bankat mëma, për ti shkuar në mënyra të ndryshme në ndihmë. Eshtë një garanci më shumë për depozituesit dhe kreditorët shqiptarë dhe një mundësi akoma dhe më e hapur në raport me suprevizionin dhe mbikëqyrjen që bën Banka e Shqipërisë”,- u shpreh Adrian Civici, ekspert i ekonomie.

Ndarja nga Bankat mëma ju jep këtyre degëve më shumë përparësi në funksionimin dhe menaxhimin financiar dhe rrjeshimisht ato nuk janë të detyruara të tranferojnë fitimin e tyre drejt Greqisë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›