E Diel, 1 Nëntor 2026

ShqiperiTe ardhurat vjetore mbi 20 mije dollare do te tatohen

Parlamenti shqiptar diskutoi sot nje ndryshim ligjor sipas te cilit cdo individ me te ardhura bruto vjetore deri ne 20 mije dollare amerikane do te tatohet 10 per qind. Kufiri prej 20 mije dollaresh percaktohet per qytetaret qe sigurojne te ardhura nga pagat interesat dhe qerate. Ne rast se zbresin nen kete nivel atehere ata perjashtohen menjehere nga ky tatim mbi te ardhurat.

Ndryshimi ligjor lidhet me deklaraten individuale vjetore te te ardhurave e cila perben nje tjeter reformim te sistemit financiar e tatimor te vendit. Tatimi i te ardhurave vjetore mbi 20 mije dollare parashikohet te preke nje numer jo te madh njerezish. Kryesisht ata vijne nga administrata e larte shteterore drejtues te bizneseve private dhe individe qe zoterojne objekte me qera te larta. Pjesa derrmuese e popullates perjashtohet vetvetiu nga ky detyrim per shkak te nivelit te ulet te te ardhurave.

Deputetet e opozites u shprehen kunder ketij ndryshimi ligjor. Deputetja e Partise Socialiste Mimi Kodheli tha se papunesia dhe varferia jane ne rritje. Administrata tatimore dhe sistemi financiar nuk jane te qendrueshem e kete e tregon edhe ndryshimi i shpeshte i ligjeve ekonomike. Ndersa ministri i financave Ridvan Bode tha se Shqiperia eshte nje rast suksesi per institucionet financiare nderkombetare sepse me taksa dy here me te ulta mblodhi te ardhura dy here me te larta. Ulja e taksave shtoi subjektet e rregullta paguese. Informaliteti ne ekonomi po ulet nga verifikimi me i mire i te dhenave sepse tani askush nuk ka mundesi te falsifikoje fitimet te ardhurat apo te fshehe pasurite - tha ai.

Ekonomia po behet perhere e me shpesh teme e debateve mes partive politike. Opozita propozoi sistemin progresiv te taksave ndersa qeveria po perdor taksen e sheshte. Ky vit mendohet te jete i veshtire per te gjithe bizneset dhe qytetaret portofolet e te cileve po perballen edhe me rritje cmimesh te produkteve baze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›