Serbet e Mitrovices kerkojne mbajtjen e zgjedhjeve te Serbise edhe ne Kosove

Me parrullen duam zgjedhje e jo dogana ne veriun e Kosoves te banuara me shumice serbe sot eshte protestuar kunder marreveshjes per menaxhimin e perbashket te kufirit ndermjet Kosoves dhe Serbise por edhe kunder planeve te qeverise se Serbise qe te mos organizoje zgjedhjet e saj ne veriun e Kosoves. Autoritetet serbe thane se zgjedhjet pritet te mbahen nga fillimi i muajit maj ndersa shpallja a tyre pritet te behet me 13 mars ndersa eshte lene e hapur mundesia qe te shmanget organizimi i tyre ne zonat e banuara me shumice serbe ne Kosove. Nese kjo ndodhe do te ishte hera e pare qe zgjedhjet serbe te mos mbahen ne Kosove.
Kjo mundesi ka nxitur shume reagime ne mesin e serbeve ne veriun e Kosoves te cilet kete e shohin si hap drejt njohjes se pavaresise se Kosoves.
Perfaqesues te serbeve ne veri thane ne protesten e sotme se ne kete menyre duan ti dergoje Beogradit dhe bashkesise nderkombetare mesazhin se serbet duan te mbeten dhe jetojne ne shtetin e tyre dhe per kete arsye Beogradi duhet te shpalle zgjedhjet edhe ne Kosove.
Dy jave me pare serbet ne veri mbajten nje referendum me te cilin kundershtuan cdo mundesi per pranimin e institucioneve te Kosoves. Referendumi u cilesua i paligjshem nga Prishtina dhe bashkesia nderkombetare ndersa u cilesua i demshem dhe i panevojshem edhe nga Beogradi zyrtar.
Por serbet ne veri thane se referendumi sikurse edhe barrikadat qe vazhdojne te qendrojne ne rruget e zones jane pjese e luftes kunder institucioneve te Prishtines dhe kunder pavaresise se Kosoves.
Perfaqesuesit e serbeve ne veri kundershtojne marreveshjet ndermjet Kosoves dhe Serbise posacerisht ate per menaxhimin e perbashket te kufirit e cila sipas tyre paraqet njohje te kufirit te Kosoves si kufi shteterore.
Ne protesten e sotme e cila perfundoi pa incidente jane degjuar edhe thirrjet kunder synimeve per integrimin e Serbise ne Bashkimin Evropian.