E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 golat e Nestës i dhurojnë fitoren Milanit

MILANO- Ndërsa nuk kishte shënuar për dy vite me radhë, mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, është befasuar me veten pas dy golave të shënuar në takimin e mbrëmshëm ndaj Chievos. Italiani arriti të conte Milanin nga disavantazhi 1-0 në fitore 2-1 ndaj ekipit të Erjon Bogdanit.

“Është një natë e shkëlqyeshme dhe një gjë e re për mua, pasi kurrë nuk shënoj! Duhej të fitonim sonte për të kapur vendin e katërt, dhe gjithçka shkoi mirë. Mendoj se jemi në rrugë të duhur dhe kemi fituar një varg të ndeshjeve të rëndësishme. Duhet të punojmë më shumë në fillim të ndeshjes, pasi gjithmonë pranojmë gola të hershëm dhe pastaj duhet të japim shumë energji për t’u rikthyer në lojë”, është shprehur Nesta.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›