E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coli akuzon Dritan Dajtin: Ka dashur të vrasë Lulzim Berishën

TIRANË- Adriatik Coli i penduari i Bandës së Durrësit, ka implikuar Dritan Dajtin për tetantitvë ekzekutimi të Lulëzim Berishës, kreut të Bandës së Durrësit. Coli ka rrëfyer sot para trupit gjykues gjatë një seance me dyer të mbyllura dhe me masa të larta sigurie se në 2005 ish kreu i PDK-së Malësisë së Madhe Aleksandër Keka, ekzekutuar pak muaj më parë e ka përcjellë drejt Jugosllavisë dhe i tha se Indrid Dokle është takuar me Dritan Dajtin dhe i ka ofruar shumën prej 200 mijë euro për të vrarë Lulëzim Berishën. Dajti i kishte kërkuar parapagim 50 mijë por nuk u ra dakort për këtë shumë. Mësohet se seanca e sotme e cila nisi në orën 9 të mëngjesit vazhdoi për disa orë dhe është shoqëruar me debate të ashpra. Sipas avokatëve i penduari Coli nuk i ka përmendur këto fakte në dëshminë e pendesës cka do të thotë se gjykata sipas tyre nuk duhet ti marrë parasysh.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›