E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia shkarkon Juande Ramos nga CSKA

MOSKE-Aventura ruse e Juande Ramosit në CSKA Moskë nuk ka zgjatur shumë. Klubi rus ka njoftuar të hënën se ka shkarkuar trajnerin spanjoll pas humbjes 3-1 nga FC Moska të dielën. Ish- menaxheri i Tottenhamit ka punuar për vetëm gjashtë javë në CSKA.

“Prej sot kontrata e Juande Ramosit është shkëputur në marrëveshje të përbashkët”, thuhej në një komunikatë të klubit. Ramos zëvendësoi legjendën braziliane Zico i cili ishte shkarkuar pas serisë së rezultateve negative në shtator. CSKA ka bërë të ditur se Leonid Slutsky do të drejtoj ekipin deri në fund të sezonit.

(d.b/Express/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›