Bumci: "Dosjet", gati te zevendesojme opoziten ne Komisionin e verifikimit
Zedhenesi i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Aldo Bumci deklaroi se, nese opozita refuzon te beje pjese ne Komisionin e verifikimit te figures, mazhoranca aktuale do t'i zevendesonte me anetare nga shoqatat e te perndjekurve dhe shoqerise civile. Ai ka perseritur kembenguljen e shumices se refuzimi i opozites ndaj ketij ligji, nuk do ta pengoje mazhorancen te formoje Komisionin dhe ta zbatoje kete ligj. "Shoqata te shoqerise civile qe ne aktivitetin e tyre prekin ceshtje qe lidhen me te drejtat e njeriut, me ceshtjen e te perndjekurve politike, me rehabilitimin e tyre, eshte nje game e gjere qe mund te propozojne kandidatura", deklaroi Bumci ne lidhje me ceshtjen e plotesimit te anetareve te Komisinit per verifikimin e figurave. Nga ana tjeter zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, deklaroi se te gjithe grupeve te interesit, i eshte dhene mundesia te shprehin mendimet ose kontestimet e tyre ne lidhje me kete ligj. Sipas tij, nje pjese e tyre jo vetem qe nuk shfaqen kundershtime, por nuk u paraqiten ne mbledhjen ku u be ky diskutim. Duke shpjeguar diskutimin e hapur per ligjin e dosjeve, funksionari i larte demokrat ka nenvizuar faktin se, u bene seanca degjimore me grupet e interesit ne lidhje me ligjin e lustrimit. Shoqata e te perndjekurve politike, grupi i te drejtave te njeriut, perfaqesues nga qendra per rehabilitimin e traumes dhe tortures, ishin prezente ne keto diskutime.