E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 mijë maturantë në provimin e Universitetit Epoka

Provimi i pranimit u zhvillua në ambientet e këtij universiteti në afërsi të Rinasit, ndërsa të mërkurën një provim i tillë u organizua edhe në 18 qytete të Shqipërisë.

Janë rreth 2000 maturantë që kanë konkurruar për të ndjekur studimet në 9 programet e studimit Bachelor të këtij Universiteti. Për 30 maturantët më të mirë të këtij provimi do të jepen bursa studimi për një periudhë 5 vjeçare.

Ndërkohë, bursa studimi do të jepen edhe për 3 mijë maturantët më të mirë të Maturës Shtetërore.
Universiteti Epoka me kampusin e tij ofron kushte bashkëkohore për studentët, me një staf akademik të kualifikuar jashtë vendit. Epoka shquhet si institucioni që kryeson hulumtimet shkencore në Shqipëri. Gjatë vitit akademik 2010-2011 akademikët e Universitetit kanë botuar qindra artikuj në revista të rëndësishme shkencore ndërkombëtare.

Kjo gjë i ofron studentëve mundësi të pashembullta për të mësuar dhe për t’u mbikëqyrur nga shumë prej akademikëve më të mirë në vend.
 
Shtuar kësaj edhe peizazhin e mrekullueshëm dhe gjelbërimin që rrethon Kampusin Universitar, kombinuar me pasurinë shumë-kulturore që sjellin studentët e shumtë të huaj, e bëjnë Epokën një vend ideal për të studiuar. /Start/

                                                                                             2012-04-28 11:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›