E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta ne Bruksel Shqiperia duhet ta marre statusin brenda ketij viti

Në kuadër të një vizite në Bruksel, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta u prit në Parlamentin Evropian nga z. Eduard Kukan, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Jug-Lindore, dhe nga z. Hannes Sëoboda, Kryetar i Grupit Europarlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve.

Gjatë takimit me z. Kukan, z. Meta e njohu atë me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri gjatë javëve të fundit, të cilat ai i cilësoi si pozitive për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Meta dhe Kukan ndanë bindjen se energjitë e të gjithë aktorëve politikë, duhen përqendruar në realizimin e reformave në shërbim të përmbushjes së 12 prioriteteve për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Meta u shpreh se Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti, duke nënvizuar në këtë drejtim domosdoshmërinë e përfundimit të reformës zgjedhore në mënyrë urgjente.

Gjatë takimit me z. Sëoboda, u vlerësua gjithashtu progresi i bërë kohët e fundit nga Shqipëria në drejtim të përmbushjes së 12 prioriteteve për marrjen e statusit të vendit kandidat, duke theksuar në veçanti fokusimin në përfundimin e menjëhershëm të reformës zgjedhore, si dhe në avancimin pa humbur kohë të të gjitha reformave të tjera të nisura.

Në këtë kuadër, z. Meta dhe z. Sëoboda u shprehën se forcimi i dialogut politik në vend, do të krijonte klimën e nevojshme për përmbushjen sa më të shpejtë e të plotë të të gjitha rekomandimeve të Bashkimit Evropian.

Gjate takimeve te tij ne Bruksel, z. Meta u shpreh se ky vit do të jetë kyç për Shqipërinë, dhe në këtë kuadër, vendit i duhet nje fryme konstruktive, ndërkohë që politika shqiptare duhet të tregojë përgjegjësi kombëtare dhe pjekurinë e duhur, në mënyrë që vendi të marrë brenda 2012, statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Levizja Socialiste per Integrim, u shpreh z. Meta, do të vazhdojë të kontribuojë pozitivisht, duke inkurajuar të gjithë aktorët në vend të shohin me prioritet axhendën kombëtare, duke lënë mënjanë interesat e ngushta partiake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›