E Diel, 1 Nëntor 2026

Punimet në sheshin “Italia”, ja si ndryshon trafiku

“Me fillimin e punimeve për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek sheshi ‘Italia’, Bashkia e Tiranës do të vërë në zbatim një skemë të re të qarkullimit të mjeteve në këtë zonë”, ka bërë të ditur Hoxha, sipas një njoftimi zyrtar të Bashkisë së Tiranës ku theksohet se sheshi “Italia” do të jetë i bllokuar përgjatë gjithë kohëzgjatjes së punimeve.

Në këtë mënyrë, mjetet do të kalojnë mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Dervish Hima”, për t’u lidhur pastaj me rrugën e “Elbasanit”. Rruga mbrapa stadiumit “Qemal Stafa” dhe “Dervish Hima” do të jenë me dy sense dhe me ndalim qëndrimi 24 orë.

“Për të lehtësuar rrjedhjen e trafikut - shtoi Hoxha -, Bashkia e Tiranës ka kryer riparimin e rrugëve në këtë zonë si dhe do të shpërndajmë njoftimet, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, për të gjithë banorët e zonës dhe nëpër subjektet që kryejnë aktivitet në këtë zonë, ku do të njoftohen për vënien në zbatim të skemës së re”.
/Start/

                                                                                             2012-04-28 15:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›