E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 milionë udhëtarë kanë kaluar deri tani nëpër “Rrugën e Kombit”, tuneli tjetër hapet në tetor

Rruga Durrës-Kukës-Morinë, e njohur tashmë si “Rruga e Kombit”, është shndërruar muajt e fundit në një nga arteriet më të dashura dhe më të sigurta për shqiptarët si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, shkruajnë mediet shqiptare. Që nga hapja, më shumë se një vit më parë, sipas tyre, thuhet se këtë rrugë e kanë përshkuar rreth 2 milionë udhëtarë.

Rreth 12 mijë turistë shqiptarë dhe me shumë së 3 000 automjete lëvizin çdo ditë nëpër këtë rrugë. Vetëm gjatë muajit korrik këtë rrugë e përshkuan 337 mijë persona, ndërkohë që një fluks më i madh vërehet edhe gjatë muajit gusht.

Tuneli i Kalimashit, me gjatësi rreth 6 kilometra, është pjesa më e rëndësishme dhe më tërheqëse e rrugës së re. Në njërin prej dy tuneleve kompania amerikane turke “Bechtel & Enka” vazhdon ende punimet, ndërsa automjetet lëvizin vetëm nëpër tunelin e krahut lindor, i cili është ende me një kalim. Për tunelin tjetër autoritetet shqiptare kanë thënë se do të jetë i gatshëm për qarkullim më së largu në tetor. Autostrada e përuruar vitin e kaluar e ka lehtësuar edhe qarkullimin e mallrave, por edhe të emigrantëve shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, që lëvizin nga Perëndimi në drejtim të familjeve të tyre

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›