E Shtunë, 31 Tetor 2026

Që t’i bëjë gjeli vezë, Rama bën çdo gjë të zezë

(“Mendjemadhësía shkon kaluar dhe kthehet në këmbë” - La Fonten)

Mjerë atá që bien në duar drejtuesish mëndjemëdhenj! Sidomos kur këta të fundit vijnë nga tabore klanesh të privilegjuara me të padrejtë. Vetëm thjeshtësía garanton mbajtjen e premtimeve. Komunizmi kërkonte t’i pillte dhe kau. Drejtuesi i një force politike nuk merret me sharje dhe shpifje. Nuk duhet të merret líderi me nihilizma shkatërruese. (Ai duhet të jetë etalon i mirësísë). Nuk i duron virtyti sajesat dhe trillimet. Harbutëría, e hazdisur nga privilegji, prodhon arrogancë. Opozita ka dinjitetin e saj jo të vogël, edhe pse nuk është shumicë. Ambicia për pushtet nuk duhet të shkartërrojë të ardhmen e vendit. Nuk duhet që përsërí urrejtja klasore të errësojë perspektivën e atyre, që besojnë tek drejtuesit e tyre. Nuk është nevoja të mallkosh, kur mund të lartësohesh duke çmuar vlerat që ndihmojnë mbarëvatjen e kombit. Nuk arrihen synimet politike me mohím të sukseseve të kundërshtarit. Fisnikëria e sjelljes vlen më fort se një mijë “argumente” të sajuara. Edvin Rama e ka humbur drejtpeshimin moral, ndaj ka zgjedhur alternativën e mohimit të çdo suksesí të kundërshtarit. Mos vallë i duken të gjithë armiq ? Njeriu nuk bëhet i mirë pse ul vlerat e atyre, që me virtyte i bëjnë hije. Në çdo pozicion dinjiteti ka vlerat e veta. Njeriu i bën vend vetes në çdo rrethanë. Kush mendon se është qendra e botës, zvogëlon dimensionet që ka. Trimi i mirë, thotë populli, me shokë shumë. Rama ka mbetur vetëm, sepse i ka mjaftuar vetja. Kur s’të lë “hunda”, nuk ha dot as bar. Mjerë ai që është pajtur me gjithçka, që i dikton ambicia e shfrenuar për pushtet të pakufizuar. Rama beson se mund të bëjë edhe diellin, edhe shiun. Kur thotë se nuk është politikan, synon të fitojë imazhin e një misionari. Prandaj nuk është aq i marrë, kur deklaron “përtej së majtës e së djathtës”. Kush tenton të ketë nën hyqëm gjithë botën, nuk zotëron as veten e vet. Dhe Rama nuk i përket vetëm vetes. Ata që ai mendon se i ka servílë, e tërheqin si një arí pylli për hunde. Prandaj thonë që njeriu vizionar mund të shohë “lart”, kur nuk i shkëput këmbët nga toka. Njerëzit e mëdhenj, janë përpjekur të jenë sa më të thjeshtë. Rama po humbet dhe simpatitë e fituara me lotë krokodíli. Duke i mallkuar asaj çdo sukses, Rama po ia shton prestigjin mazhorancës. Populli thotë se me gurë qëllohet ára e jo plepi. Kundërshtía e matur vlen më tepër se mohimi kategorík. Nuk mbahet mend që Rama të ketë lavdëruar një punë të mazhorancës. Prandaj i ka krijuar vetes imazhin e shpirtit të mallkimit. Ndodh që njeriu të tallet edhe me veten. Rama gati është identifikuar me djallin. Se, edhe ky “kryengritës”, si i mallkuar prej Qiellit, përpiqet të mohojë çdo harmoní të botës. Kur të hyn vetja në qejf, fillon të mohosh edhe kontributin e atyre që punojnë për ty. Egoizmi i sëmurë i ka sjellë Ramës shumë dëme. Jo më kot “eksploratorët” e shpirtrave njerëzorë kanë klithur :”Shpëtona, o Zot, nga vetja jonë!”. Duke e pasur të keqen brenda, Rama e kërkon te të tjerët. I gjori! Nuk e kupton që, duke mallkuar pa bazë, akuzon veten. Pa le që, duke penguar progresin, po braktiset edhe nga elektorati i vet. Ndoshta prandaj kanë nisur të dyshojnë se ai synon shkatërrimin e të majtës. Se vetëm me hakmarrjen mund të shpjegohen diversionet ndaj çdo suksesi të shoqërísë shqiptare. Kur njeriut iu djegërka toka nën këmbë, nuk llogaritka se ç’pësojnë të tjerët. Duke qenë vetë në krizë, Rama sajon kriza jashtë tij dhe bën thirrje për protesta. Protesta për t’i ikur vetes, që e kërcënon. Rama është simbol i paradoksit. Ai po e largon P.S.-në edhe nga elektorati i saj, duke bërtitur ta gjejë atje ku e urrejnë. Kur egoistit iu cënokan interesat, e vëka veten në dyshim edhe para atyre, që e kanë besuar më shumë. ç’i duhet Rama një elektorati që pret liberalizimin e vizave dhe anëtarësímin në B.E., kur ky shkumëzon ta pengojë lëvizjen e lirë dhe integrimin europian të Shqipërísë ? Kanë perënduar kohërat e fanatizmave, të montuara me bashkautorësí në krimet monstruoze. Demokracía i çliroi njerëzit nga prangat e asaj ideologjie, që kërkonte dhe mohimin e vëllait nga vëllái. Enver Hoxha, që ulej “gju më gju” me popullin, e la vendin të izoluar dhe ia “bunkerizoi” të gjitha mërrëdhëniet njerëzore. Sot shqiptarëve u janë çelur sytë. Nuk mund t’i trajtosh ata si miza dheu. “Kalárat” në érë, që ngre Edvin Rama, nuk i hyjnë në punë atyre që presin alternativa për ta bërë edhe më të bukur jetën e fëmijëve të tyre. Lotët e krokodilit nuk prekin më zemrat e njerëzve, që kaluan kalvarin komunist. Qofshin këta dhe me bindje të majta. Rama mund të mashtrojë servilët dhe ata që ka futur në “grácka” me sheshe ndërtimi, por jo njerëzit e ndershëm, që presin premtime konkrete dhe seriozitet drejtuesish të ekuilibruar. Nuk mashtrohen njerëzit nga fjalimet patetike, që Rama i stis, duke iu përgjigjur pyetjeve të parapërgatitura prej gazetarëve të “blerë” nga drejtues mediash të komanduara prej tij. Po le ta lemë Ramën të pushojë i qetë në plazhet mahnitëse të botës, se elektorati i majtë ia ka “qëndisur” votën për në zgjedhjet lokale. Ndoshta atëherë ka për të zbritur ky narciz nga “qielli i shtatë”, ku e ka ngjitur mendja e sëmurë prej pinjolli “Blloku”. Po le t’i mbyllim këto rradhë duke kërkuar arsyen e mosarsyes të kritikave pa bazë të Edvin Ramës. Një mendimtar ka thënë :” Paaftësía nuk heq asnjëherë dorë nga të kritikuarit, sepse nuk e pranon paaftësínë e vet”. Me humbjen e qershorit të kaluar Rama nuk u bind. Le të shpresojë e majta se mos humbja e lokaleve do t’u sjellë, të paktën, në vete delirantin Edvin Rama !...Se, kur gjeli të mos i bëjë më vezë, ndoshta ky shpifës nuk do të ndiejë nevojën të bëjë çdo gjë të zezë !...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›