E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Edi Rama gënjen edhe për pushimet?

Njeriu publik Edi Rama ka tmerr të tregojë çfarëdolloj detaji nga jeta e tij private. Megjithë detyrimin që i ka publikut, ai mashtron për gratë, mashtron për burrat e jetës së tij, mashtron kur nis pushimet e mashtron kur i mbaron ato, pasi pushimet e tij, janë edhe turpi i PS-së. Edi Rama gënjen vazhdimisht për të mbrojtur pasuritë e paligjshme, por është gjithmonë në krye të detyrës, kur është puna për të dëmtuar imazhin e vendit dhe integrimin e saj në BE


U desh një kronikë televizive, e cila në planet e saj jepte diku në tribunën e një stadiumi edhe Edi Ramën, që të merrej vesh se ky njeri qenka kthyer në Shqipëri. Ky njeri, që e ka fobi të tregojë kur ikën me pushime jashtë vendit, po demonstron edhe anën tjetër të kësaj fobie, atë të të mostreguarit as kur kthehet nga pushimet e stërzgjatura nëpër botë. Në fakt, kjo pjesë e jetës së tij, pjesa e pushimeve jashtë vendit, nuk është asgjë më shumë se konfirmimi i asaj që ky njeri publik s’tregon asgjë për jetën e tij private. Kjo mënyrë të sjelluri, mbajtja fshehur të jetës së tij private, përpos që mund të lexohet si një mungesë transparence për aksionet e tij personale, nuk mund të mos merret edhe si një impakt negativ që ai përcjell te shqiptarët. Shqiptarët, të cilët (jo të gjithë) mund të jenë të interesuar për jetën private të Seldit, Sinanit, Domenikës, Klodit..., etj., etj., janë po aq të interesuar (pjesa tjetër) të dinë edhe për jetën private të kreut të opozitës. Ndoshta kreu i opozitës, mendon se duke nxjerrë për të folur për jetën e tij private, ndonjë nga ish-të dashurat, ish-vjehrrën, apo nënën e tij, mendon se e ka shlyer detyrimin e “transparencës” ndaj shqiptarëve. Por, sigurisht kjo nuk mjafton, se në mos shqiptarët mund të përcjellin me indiferentizëm përbetimet e ish-ndonjë prej të dashurave të Edi Ramës, të ish-vjehrrës, apo nënës së tij, që “e ngrenë në qiell” atë, sa herë atij i nevojitet një gjë e tillë, nga ana tjetër ata (shqiptarët) duan të dinë gjënë më minimale, se si ky njeri, i varfër, me jo më shumë se 3 mijë dollarë apo euro në llogarinë e tij, i lejon vetes një luks, më se të tepruar, sa të endet për dy javë nëpër Europë, Emiratet e Bashkuara Arabe, të hidhet edhe deri ën SHBA, e të kthehet në atdhe. Pas gjithë këtij udhëtimi, ai ka detyrimin më të vogël, të shpjegohet në se i kanë ngelur ende në llogaritë bankare 3 mijë dollarë apo euro, apo, apo, i janë mbaruar, a shtuar ato... * * * Ana e errët e lidhur me mungesën e transparencës së pushimeve të Edi Ramës, mbart edhe një kosto tjetër, që nuk lidhet aq me pamundësinë e shqiptarëve për të mësuar për jetën private të aspirantit për kryeministër, se sa lidhet me pagesën e kësaj kostoje nga ana tjetër e jo aq anëtarësisë së PS-së, se sa nga ana e drejtuesve më të lartë të kësaj partie. Ndërsa prej rreth dy javësh, Ilir Beqja, Eduart Shalësi, Olta Xhaçka, Besnik Baraj, e ndonjë tjetër, janë detyruar të dalin para kamerave, me radhë, me shpresën se duke folur për krizë, pasiguri, mungesë uji, bllokim rruge, do të mund të frenonin fluksin e turistëve në Shqipëri, realisht, ata kanë pasur një qëllim të vetëm, të lanin turpin me të cilin Edi Rama, ka zgjedhur të njollosë partinë e tij. Me daljet e tyre, Ilir Beqja, Eduart Shalësi, Olta Xhaçka, Besnik Baraja, e ndonjë tjetër, realisht kanë pasur një qëllim të vetëm, atë të tentativës të të larguarit të vëmendjes së shqiptarëve, ndaj pyetjes (që nuk ka munguar) se, “ku po i kalon pushimet luksoze të radhës Edi Rama?”. Dhe pas kësaj pyetje, vetvetiu lind edhe një tjetër, sipas së cilës, “ky Edi Rama që flet për krizë ekonomike, veten e fut si ‘viktimë’ të kësaj krize të supozuar?”. Për këtë pyetje natyrisht që nuk ka nevojë për përgjigje nga vetë Edi Rama, për deri sa “atij ia mban xhepi” të bëjë pushime luksoze në çdo cep të mundshëm të globit, të paktën ai vetë nuk është “viktimë” e krizës. Pyetje pa përgjigje është ajo tjetra, sipas së cilës “ku e sheh krizën ky njeri, kur nuk e sheh as te xhepi i tij?”. * * * Përpos gjithë tentativës për investim “gjithëpërfshirës” për të fshehur vendpushimet e Edi Ramës, një konstante e qëndrueshme, e pandryshueshme, mbetet konstantja joshqiptare e cila mbizotëron në sjelljen publike të gjithë lidershipit të PS-së. Sipas kësaj konstante, ku ndërsa vendpushimet e Edi Ramës, nuk duhet të bëhen të ditura për publikun, nuk ka munguar ana tjetër, sipas së cilës, nuk ka munguar edhe shqetësimi i vërtetë i Edi Ramës, për të tentuar të nxijë sa të mundet, pasuritë turistike që ofron Shqipëria. Në funskion të kësaj konsekuence të momentit, Edi Rama, i cili mes luksit të tepruar vetë i njeh vetes të drejtën të pushojë në Europë, Emiratet e Bashkuara Arabe, apo edhe deri në SHBA, e ka shumë merak, që të tjerët të zgjedhin për të pushuar në Shqipëri. Për këtë, ai nuk e ka pasur për gjë, që në ditët e pushimeve të tij, luksoze dhe të stërzgjatura, të dërgojë ndonjë SMS, nëpërmjet së cilës të ndërsejë diku Vangjel Dulen për të bllokuar ndonjë rrugë diku në Himarë-fshat, dhe diku tjetër, duke “nxjerrë prej veshi” Besnik Barajan, të bllokojë me nja 30 vetë, për disa minuta rrugën diku në Sauk, të Tiranës, me shpresën e gënjeshtërt, se kështu do të bëjnë të mundur, të kënaqin “udhëheqësin” e tyre, për shqetësimin që atë e kaplon, shqetësim që lidhet me të vetmen konsekuencë të momentit, atë të të fshirit të Shqipërisë, nga harta ndërkombëtare e resurseve turistike që ofron. Besnik Baraj, apo Vangjel Dule, mund të përpiqen sa të duan në këtë tentativë të tyre, të qejfbërjes së “udhëheqësit”, por se sa ia arrijnë, është tjetër mesele... Ata e bënë të tyren, por edhe turistët e shumtë, veçanërisht të huaj, të cilët “kanë zbuluar Shqipërinë”, po vazhdojnë ende ta bëjnë të tyren ti tregojnë Edi Ramës, që kot përpiqet me inskenime të tilla.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›