E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Rrugore: Është ulur ndjeshëm numri i aksidenteve me pasojë vdekjen

Muaji korrik i këtij viti krahasuar me 2009-ën ka patur 36 aksidente me pasojë vdekjen kundrejt 42 të tillave të vitit të kaluar


Policia Rrugore konfirmon se ka patur ulje numri i aksidenteve me pasojë vdekjen. Kreu i rrugorëve, Vullnet Topalli u shpreh sot se merita për këtë i takon riorganizimit të strukturave të policisë, duke marrë për krahasim muajt korrik të dy viteve. “Në korrik 2010 kanë ndodhur 36 aksidente me pasojë humbje jete, ndërsa në korrik 2009 ka pasur 42 të tilla. Ju sjell në vëmendje se gjatë kësaj periudhe në territorin e Shqipërisë ka pasur një fluks më të madh të automjeteve në qarkullim se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”- u shpreh Topalli. Nga ana tjeter drejtuesit e policisë cilësojnë si sukses rritjen në shifra rekord të numrit të gjobave dhe të pezullimit të lejeve të drejtimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›