2 minuta heshtje për viktimat e tërmetit në Kristçërç
Dy minuta heshtje janë mbajtur ditën e sotme në Zelandën e Re, kjo për të kujtuar viktimat e tërmetit vdekjeprurës, ku humbën jetën 185 njerëz në qytetin Kristçërç.
Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin afërsisht 20 mijë persona, ndërsa u lexuan emrat e personave të cilët humbën jetën nga tërmeti.
Kryeministri Xhon Ki tha se ky tërmet do të mbahet mend si dita më e zezë në historinë e Zelandës së Re, ndërsa qyteti Kristçërç do të rindërtohet.