E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, vritet gazetarja së bashku me fotoreporterin. Hoxhaj: Dënojmë aktin

Në lidhje me vdekjen e gazetares Marie Colvin në Siri, ka ardhur dhe reagimi nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes. Për të, gazetarja me mjeshtëri dhe saktësi ka mbuluar ngjarjet në Kosovë dhe vende të tjera.

“Ajo do të mbahet mend edhe për trimërinë dhe dhembshurinë e saj për viktimat e luftës. Zonja Kolvin asnjëherë nuk hezitoi të raportojë për mizoritë e bëra kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës. Raportet e saj ndriçuan të vërtetën dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm. Puna e saj ka qenë një kontribut i jashtëzakonshëm në shtegun pozitiv të njerëzimit dhe shërben si pishtar për punën e gazetarëve të tjerë”.

Gjatë deklaratës, Hoxhaj dënoi fuqishëm këtë akt kundër vlerave të gazetarisë, duke shpresuar që populli sirian do të fitojë lirinë e tij shumë shpejt.

Sot, populli dhe institucionet e Kosovës, së bashku me familjarët dhe kolegët e saj, janë në pikëllim të thellë për humbjen e një gazetareje madhështore të të drejtave të njeriut, përfundon deklarata.

*************

Në një sulm të forcave qeveritare në Siri është vrarë Marie Colvin, një prej gazetareve më të njohura botërore, e cila ka raportuar për shumë vite nga zonat e luftës.

Gazetarja nuk është viktima e parë, ndërsa bashkë me të është vrarë dhe fotoreporteri francezf  Remi Ochlik. Colvin ka raportuar nga Siria për gazetën Sunday Times.

Ky lajm konfirmohet vetëm pak orë pasi gazetarja raportoi për skenat e tmerrshme të vrasjeve të civilëve në qytet. Ajo ka raportuar nga shumë vende dhe zona të luftës, si në  Chechnya, Sierra Leona dhe Sri Lanka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›