E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: PD spo i qëndron marrëveshjes, po zvarrit reformën zgjedhore

Edi Rama

Partia Socialiste – ashtu siç edhe ka ndodhur në reformën zgjedhore të miratuar në fundin e vitit 2008 – i druhet shtyerjes deri në “minutën e fundit” të marrëveshjes nga ana e kundërshtarit të saj politik.

Kreu i PS-së Edi Rama është shprehur se PD po zvarrit këtë reformë duke bërë që të mos realizohet një nga pikat e marrëveshjes së tyre, që parashikonte miratimin e kësaj reforme deri në fund të muajit mars.

Sot duhet të ishim drejtë finalizimit të reformës zgjedhore, u shpreh Rama. Fatkeqësisht jemi shumë larg këtij objektivi dhe kjo për shkak të një zvarritej nga pala tjetër që po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

Lideri i opozitës nënvizoi se propozimet e partisë së tij kanë të bëjnë me ndreqjen e problemeve që janë hasur në dy proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri ato parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe ato lokale të 8 majit 2011. Por, ka shtuar Rama nga PD ka pak vullnet për të trajtuar ashtu siç duhet thelbin e problematikës së kësaj reforme.

Kreu i socialistëve në këtë prizëm tha se maxhoranca qeverisëse po komprementon marrjen e statusit kandidat me zvarritjen e kësaj reforme. Kjo reformë, një prioritet kyç i BE që lidhet drejtpërdrejtë me statusin e vendit kandidat, tha ia. Për këtë ka vetëm një përgjegjës dhe është qeveria, u shpreh Rama.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore i ngritur në muajin nëntor me konsensusin e dy partive më të mëdha parlamentare parashikonte që afati i punës të ishte në periudhën nëntor 2011mars 2012. Deri tani është arritur konsensusi për disa ndryshime por përfundimi i reformës mbete ende larg.

Në një nga pikat ku nuk është arritur konsensusi PD-PS është shtesa në Kodin Zgjedhor që kanë të bëjnë me reklamat gjatë periudhës zgjedhore. PS ka propozuar që të Ndalohet çdo lloj reklame dhe njoftimi qeveritar, në nivel qendror dhe vendor, që nga dita e nxjerrjes së dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve të radhës, deri në fillimin e fushatës zgjedhore. Por PD e kundërshton një gjë të tillë.

F.Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›