2 policë rusë humbin jetën pas përleshjeve në Çeçeni
Moskë- Të paktën dy policë humbën jetën në luftimet me rebelët në Çeçeni, bënë të ditur agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar burime policore. Policët u vranë sot gjatë përplasjeve me një grup prej 15 rebelësh çeçenë në lindje të Çeçenisë, sipas agjencive ruse të lajmeve Interfax dhe RIA-Novosti.
"Zëvendës komandanti i një patrulle policie dhe një polic u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri'', bëri të ditur një burim policor për agjencinë ruse të lajmeve ''RIA-Novosti''. Në Çeçeni vazhdojnë përleshjet mes rebelëve çeçenë dhe forcave pro-ruse pavarësisht vendimit të Kremlinit në prillin e vitit 2008, për t'u dhënë fund operacioneve antiterroriste që kanë zgjatur për 10 vjet.