E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna post-zgjedhore në Iran, mbyllet Al-Arabiya

Dubai- Stacioni televiziv i lajmeve Al-Arabiya njoftoi sot se zyra e saj në Teheran është mbyllur për një javë, pa dhënë asnjë arsyetim për shkaqet e mbylljes. ‘Korrespondenti ynw Dhia al-Nassiri, një gazetar irakian i akredituar dhe rezident në Iran që prej katër muajsh njoftoi për mbylljen e zyrës për një javë duke nisur nga dita e sotme', deklaroi shefi i redaksisë së televizionit Nabil al-Khatib.

Ai theksoi se ''mbyllja e televizionit shpjegohet nga trazirat në Iran pas zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan të premten''. Situata politike në Iran është përkeqësuar me arrestimet e zyrtarëve reformatorë, disa prej të cilëve u liruan menjëherë, pas shtypjes së simpatizantëve të kandidatit Mir Hossein Moussavi, që kundërshtoi rizgjedhjen e presidentit, Mahmud Ahmadinexhad.\

Ndërkohë, Gjermania dënoi dhunën policore të ushtruar ndaj manifestuesve në Iran në përfundim të zgjedhjeve presidenciale që nxorën fitues presidentin Mahmud Ahmadinexhad.

"Aktet e dhunës të kryera nga forcat e sigurisë ndaj manifestuesve janë të papranueshme'', konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier në një komunikatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›