Solana takon Hezbollahun; Izraeli hapa pas për paqen
Jeruzalem- Takimi i parë që u zhvillua dje në Bejrut mes shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian Havier Solana dhe një deputeti të Hezbollahut ka shkaktuar pavendosmëri tek Izraeli, theksoi sot një zyrtar izraelit. ‘Ky takim na ka shkaktuar pavendosmëri dhe ne shpresojmë që Solana ka përfituar nga rasti për të kërkuar çarmatimin e Hezbollahut dhe dhënien fund të kontrabandës së armëve mes Sirisë dhe Hezbollahut', konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ygal Palmor.
"Zyrtarët evropianë duhet të sjellin ndërmend votimin e Parlamentin Evropian në mars të vitit 2005 që i kërkoi Këshillit të Sigurimit marrjen e të gjitha masave për t'i dhënë fund aktiviteteve terroriste në Hezbollah", shtoi zëdhënësi.
Izraeli dhe SHBA-ja e konsiderojnë Hezbollahun si një organizatë terroriste, siç nuk ndodh në rastin e BE-së. "Listat e organizatave terroriste nuk janë të njëjta në të gjitha vendet'', deklaroi Solana.
''Hezbollahu bën pjesë në shoqërinë libaneze. Ai është i Pranishëm në Parlament dhe do të ketë përgjegjësitë e tij'', shpjegoi diplomati spanjoll, Havier Solana.