E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 prilli 1991/Ja sa i donte Gramoz Ruci shkodranet

03-12-2010 / Gazeta 55

Zini lartesite e godisni me snajper te pergatitur

Kreu i grupit kuvendor te Partise Socialiste Gramoz Rucaj ne monologjet e tij te djeshme ne sallen e Kuvendit te Shqiperise disa here u shfajesua madje u krenua se kur ishte minister i Puneve te Brendshme kishte bere ate qe duhej ne pjesen qe kishte deshmuar perpara gjykates qe shqyrtonte ceshtjen ne fjale. Ne menyre qe edhe z.Rucaj te kujtohej per telegramin shifer qe ka nenshkruar nga ministria qe ai drejtonte po botojme urdhrat qe ministri i kohes i jepte deges te Puneve te Brendshme ne rrethet e permendura. Ne Shkoder pas zgjedhjeve te 31 marsit 1991 ku fitoi Partia e Punes kishte pasur protesta. Ministri i Puneve te Brendshme Gramoz Rucaj urdheronte degen e Shkodres se shkopi i gomes nuk bente pune por duheshin kapur lartesite e objekteve dhe prej andej te qellohej mbi demonstruesit.

Nr.112 nga Ministria
Deshifrim
Nr.122 123 date 2 prill 1991
Teper sekret

Degeve te P. Brendshme
Gjate dites se djeshme ne qytetin e Tirane Shkodres dhe Kavajes jane grumbulluar turma njerezish ne menyre te paligjshme duke hedhur parulla politike dhe fyer personalitete te kombit. Forcat e policise kane nderhyre me agjitacion ose nuk kane nderhyre fare. Qendrime te tilla pas dites se 31 marsit jane shume te gabuara. Policia te nderhyje me ashpersine e ligjes dhe kurdohere ushtrimin e forces ta shoqeroje me ndalimin e fajtoreve qe kap. Per te vepruar me forcen e shkopit nuk ka askush arsye te pyese pergjegjesin.
Goditni ashper qysh ne fillimet e grumbullimeve. Per te paralizuar ata qe nga turmat mund te goditin me arme forcat tona zini lartesite dominuese me qites te pergatitur. Forcat tona qe perleshen me turmat te mos shkojne te armatosura.
Gramoz Rucaj

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›