Rihapet autostrada Tirane-Durres
DURRS- Pas shume oresh e bllokuar policia njofton se autostrada Tirane -Durres eshte rihapur per kalimin e te gjitha llojeve te automjeteve. Kerkohet nga drejtuesit e mjeteve kujdes dhe kufizim shpejtesie ne menyre te vecante ne segmentin Vore- Maminas. Policia ben me dije se shpejtesia e automjetev nuk duhet ti kaloje me shume se 60 km ne ore.
Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar probleme ne Durres madje niveli i ujit ka pesuar rritje ne zonen e autostrades Tirane-Durres duke bllokuar ate qe prej ores 1100 te paradites se sotme. Bllokimi krijoi radhe te gjate makinash ne pritje per te kaluar ne te dy anet e autostrades.
Sipas te dhenave nga qyteti i Durresit mesohet se puna ne port eshte paralizuar nderkohe qe peshkarexhat nuk kane dale fare dhe ka pasur vonesa me tragetet.
Ne port gjate paradites nuk eshte perpunuar asnje anije mallrash apo traget udhetaresh.