Replikat Berisha-Ruci Ne menyre te pakontrolluar shprehe deshiren per qytetare te zhdukur

Ligjin ne Bashki e ben belushka e Edvinit
Kryeministri Sali Berisha denoi komentin e te quajturit kryeminister ne hije Gramoz Ruci i cili tha se qeveria duhet te jape llogari per te zhdukurit e permbytjeve ne zonen e nen-Shkodres dhe mbi-Shkodres. Shefi i ekzekutivit tha se Gramoz Ruci pa dashje shprehu nje deshire qe te kemi te zhdukur nga permbytjet ne Shqiperine e Veriut. Kryeministri ne hije i ketij vendi Gramoz Ruci e bazon gjithcka ne trillimin dhe mashtrimin cinik. Ju lutem mediave qe sot ne emisionet e lajmeve ne emer te te vertetes tu japin shqiptareve deklaraten e tij qe tha sot se kemi me mijera te zhdukur. Te japin mediat deklaraten e tij sepse ne menyre te pa kontrolluar ai shprehu nje deshire. Deshiren qe te zhduken mijera qytetare te prekur nga permbytja. Nuk dua te kompleksoj opoziten por ta cliroj ate nga komplekset ku e ka futur kryetari i saj- tha Berisha. Duke iu referuar politikes se mbrapshte qe po propagandon Partia Socialiste e Edi Rames Berisha tha se shembull per opoziten duhet te sherbeje precedenti i Gerdecit ku edhe pse Belinda Balluku tentoi me cdo kusht te manipuloje banoret nuk ia doli dot pasi PD fitoi ne zgjedhjet e 28 qershorit me shumice derrmuese te votave. I nderuar kryeminister ne hije u the shqiptareve sot se paguhet cmim per Gerdecin. Harrove ti se sa qindra e mijera leke harxhuar per te mbledhur deklarata dhe qendrime per protestat kunder qeverise. Znj.Mimi merrja pak Belindes ate videon qe kishte marre qytetarin e Gerdecin dhe donte te bente spotin anti-Berishe dhe ky qe i thote se Qeveria na ndertoi shtepine. Por nderhyn Belushka e cila ne emer te PS-se po bente spotin i thoshte budalla kete sta ka bere Qeveria. Aty ligjin e ben belushka. Ua thash kete per te thene se pse qytetaret e Gerdecit votuan kunder jush. Votuan kunder jush per te ndeshkuar politiken tuaj te lojes me jeten e qytetareve. Ata votuan kunder jush se pane se kush qe i ndershem dhe i sinqerte me ta se kush e ndau dhimbjen me ta dhe se kush tentoi te ndertoje me ta karrieren e tij politike. Ju nuk iu le kryetari juaj te nxirrni mesim. Ju cenuat kodin e vdekjes. Ju nuk ndertoni gje dot mbi mashtrimin tuaj- deklaroi me tej kryeministri Sali Berisha. PS shiti ndihmat e mbledhura vjet dhe krijuan fondin e protestave/Kryeministri hodhi akuza te ashpra drejt deputeteve te opozites se 11 muaj me pare mblodhen ndihma me sloganin mashtrues per permbytjet ne Shkoder ndersa i shiten produktet per te krijuar fondet per financimin e protestave. Bene sikur krijuan nje akt humanitar duke mbledhur ndihma ushqimore dhe veshmbathje. Por ato i shitet ju dhe krijuat fondin per mbeshtetjen e protestave me parate e humanizmit te shqiptareve- u shpreh kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit vuri ne dukje gjithashtu se PS duhet te kerkoje falje per deklaratat e papergjegjshme dhe njeherazi qendrimin monstruoz ndaj banoreve te zonave te permbytura. Per te qene te besueshem ju duhet ti kerkoni falje per shpalljen ogurzeze se jane me mijera te zhdukur- kerkoi kryeministri. Komunen e Parisit e permbyti vjedhja e fondeve nga 99-shat/Shefi i ekzekutivit iu rikthye nje prej plageve me te hershme te qytetit te Tiranes permbytjet e vazhdueshme te zones Komuna e Parisit atehere kur mjaftojne vetem pak minuta shi. Kryeministri Berisha tha se grantet qe akordon qeveria per Bashkine e Tiranes i perpijne 99-shat e zbarkuar aty me sportin e vecante te Edi Rames. Pse u permbyt Komuna e Parisit Sepse fondet qe akordon qeveria i perpijne 99-shat. Fondet qe i akordon qeveria Bashkise ia hane mijte 99-sha. Ata firmosin per ju- tha kryeministri Berisha.
...