E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita hedh vallen e korbave - lutet qe ne Shkoder te kete te zhdukur

03-12-2010 / Gazeta 55

Nekropolitika e partise se Edvinit ka mberritur dje kulmin ne parlament me klithmat per mijera te zhdukur dhe me ferkimet e duarve per cdo rendim te situates se permbytjeve ne Qarkun e Shkodres. PS hodhi dje vallen e permbytjes duke e shnderruar fatkeqesine e shqiptareve ne nje lumturim te Edi Rames dhe per turpin e tyre ne krye te valles kobzeze ishin deputetet socialiste te veriut


Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje gjate fjales se tij ne seancen plenare te Kuvendit Partine Socialiste dhe kryetarin e saj Edi Rama se vazhdon te hedhe valle me fatkeqesite e shqiptareve. Kreu i qeverise tha se qendrimi i PS-se eshte per te ardhur keq dhe se po ben politike me vdekjen e 4 femijeve dhe me permbytjet ne Shkoder. Duartrokitet per shpirtrat e femijeve te vdekur. Z. Ruci duhet ti kerkoje te falur nenes se femijeve. Shkelmuat mbi 4 femijet e vdekur. Sulmuat dhe duartrokitet vdekjen. Ju perdhoset ndergjegjen njerezore duke cituar emrat e 4 viktimave te pafajshme. Z.Ruci duhet te kerkoje te falur shqiptareve nenave shqiptare femijeve shqiptare vogelusheve te ketij vendi se jeni nje histeri e pashembullt politike. Duartrokitet duket cituar emrat e 4 femijeve te vdekur ne shtepine e tyre. Ju nuk keni preokupim njerezor. E keqja e qytetit e mira e kryetarit tuaj eshte motoja juaj. Fatkeqesia e shqiptareve lumturia e kryetarit tuaj. Para femijes para fatkeqesise perkulet cdo kusht. Perkuluni sot se keni perdhosur shpirtrat e tyre. Ju jeni perfaqesues te atyre qe firmosnin ekzekutimin e 27 intelektualeve shqiptare. Ne vend qe te ngriheshit ne kembe dhe te kerkonit 1 minute heshtje shperthyet ne gezim dhe duar trokitje. clidhje keni ju me qytetaret e Shkodres kur ju perdorni per kapital politik femijet e vdekur. Duhet te kerkoni te falur sepse ajo qe bete ju ate se ka bere askush ne historine e ketij parlamenti. Sot kryetarit tuaj i ngazellyen syte per Shkodren. I ngazellyen syte sepse ne Shkoder ka permbytje dhe kete ai do ta perdore kunder qeverise. Por cpune keni ju me Shkodren kur ju duar trokisni per 4 femijet e vdekur. Ngrihuni dhe kerkoni falje. Adil carcani ka patur me dinjitet se ti more z.Gramoz. Adil carcani ka patur me teper pavaresi se ju z.Ruci- u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverise tha se Partia Socialiste spekulon kur mundohet te tregoje anen e saj te meshires pasi ne te vertete motoja politike mbi te cilen ka ndertuar piramiden e perandorise se deshtuar Edi Rama eshte fatkeqesia e shqiptareve. Ju derdhni lot krokodili per Shkodren. Te zhdukur jeni ju qe duartrokisni per femijet e vdekur. Te zhdukur jeni ju qe keni mbushur ekranet dhe hidhni vallen e vdekjes per permbytjet ne Shkoder- theksoi Berisha. Ne vijim kryeministri garantoi se qeveria eshte e tera ne kembe per te ndihmuar qytetaret. Duke iu referuar situates se permbytjeve ne zonen e Shkodres kreu i qeverise shprehu angazhim te plote te strukturave shteterore per shpetimin e jeteve njerezore si dhe per sistemin e te avakuuarve. Situata eshte nen kontroll tha kryeministri ministrat ndodhen ne zonat e permbytura dhe po udheheqin operacionet e shpetimit dhe sistemimit te jetes se banoreve te avakuuar.


Permbytjet Thaci i telefonon Berishes/Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i telefonoi dje kryeministrit Berisha ku i shprehu atij te gjithe mbeshtetjen dhe solidaritetin e Kosoves per qytetaret e zonave te permbytura per qeverine dhe perpjekjet e saj per perballimin e situates. Gjithashtu kryministri Thaci e siguroi kryeministrin Berisha se Kosova eshte e gatshme te jape gjithe kontributin e saj ne mbeshtetje te banoreve te zonave te permbytura dhe qeverise shqiptare ne perpjekjet e saj per minimizimin dhe lehtesimin e pasojave te permbytjeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›