E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, humb vula e QV 3904, KQZ prodhon vulën e re

Zhduket vula e një qendre votimi në Pogradec. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i gjendur përballë këtij fakti, ka miratuar prodhimin e vulës së re me një tjetër kod për qendrën nr 3904 të KZAZ-së 32 në Pogradec. 

TIRANE- Një ditë para zgjedhjeve, Komisioni Qendror ka hasur problematikën e parë në infrastrukturën zgjedhore. Në mbledhjen e fundit, administrata e KQZ-së ka raportuar për humbjen e vulës së qendrës së votimit numër 3904 në KZAZ-në numër 32, në rrethin e Pogradecit.

Të gjendur përballë këtij problemi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur nxjerrjen jashtë funksioni të vulës së humbur dhe miratimin për prodhimin e vulës së re, e cila për arsye sigurie do të ketë një tjetër kod. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, ka hedhur hije dyshimi për humbjen e kësaj vule pak orë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Në po këtë mbledhje KQZ miratoi edhe ndryshimin e disa trajnuesve të grupeve të numërimit të votave si dhe ndryshimin e anëtarëve të disa KZAZ-ve në vend.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›