E Shtunë, 31 Tetor 2026

2-vjecari infektohet me hepatit C

Ka shkuar per t'u furnizuar me "lengun e jetes", por eshte bere bartes i Hepatitit C. Ky ka qene fati i nje vogelushi nga Fieri, i cili vuan nga hemofilia. Ndersa ka qene duke marre gjak ne Spitalin Pediatrik, ai eshte infektuar me hepatit, cka ia veshtireson gjendjen, nisur nga problemet e vazhdueshme qe ka pasur me gjakun. Keshtu, prej me se nje viti e gjysme, Brunilda Rrapo nga Fieri e ka kthyer pavijonin e semundjeve te gjakut ne Pediatri, ne shtepi te dyte. Vogelushi i saj dy vjecar vuan nga semundja e gjakut, hemofilia dhe ajo detyrohet te vije cdo muaj ne Tirane per ta mjekuar ne pavijonin e semundjeve te gjakut, ne Pediatri. Ne mungese te medikamentit baze per trajtimin e tij, faktorit 8, mjeket e kane mjekuar me plazme gjaku, prej te cilit eshte infektuar me hepatit C. Ky i fundit njihet ndryshe edhe si "verdheza e zeze". Por ky nuk eshte i vetmi shqetesim per Brunilden, apo edhe per nena te tjera qe kane te shtruar femijet ne Pediatri. Shume prinder femijesh te tjere jane ankuar se ne pavijonin e semundjeve te renda te gjakut ne QSUT,kalojne kalvar vuajtjesh per sherimin e femijeve te tyre. Kjo, sepse prej disa muajsh kriza e medikamenteve i ka detyruar ata t'i blejne ilacet jashte spitalit, e madje edhe jashte vendit, per shkak te cilesise. Ndryshe e paraqesin situaten drejtuesit e spitalit Pediatrik. Sipas tyre, medikamentet me kryesore jane siguruar, madje ne farmacine e spitalit gjenden dhe faktore 8 e 9, cka eshte mohuar nga prinderit e pacienteve te vegjel. Kriza e medikamenteve ende nuk po zgjidhet me gjithe premtimet e drejtorise se QSUT dhe Ministrise se Shendetesise. Sigurimi i sasive te pakta nuk arrin te mbuloje nevojat e pacienteve, duke rrezikuar njekohesisht dhe prekjen e tyre nga infeksionet spitalore, sic ishte rasti i fundit i mikrobit te stafilokokut ne pavijonin e kardiokirurgjise. Propozimi i QSUT-se per perdorimin e fondit prej 70 milione lekesh qe duhet te shkoje per blerjen e medikamenteve, ende nuk eshte marre parasysh nga Ministria e Shendetesise, pa perjashtuar edhe kerkesen per shtimin e 61 barnave qe shefat e sherbimeve ne QSUT kane kerkuar t'i shtohet listes aktuale.

Precedenti

Pak jave me pare ne pavijonin e Kardiokirurgjise ka nderruar jete nje pacient per shkak te infektimit me stafilokok ne sallen e operacionit. Si pasoje, tri salla operacioni ne sherbimin e kardiokirurgjise u mbyllen tri jave me pare ne spitalin "Nene Tereza". Ne to u gjet jashte normes se lejuar stafilokoku, nje prej baktereve me te rrezikshme qe shkakton infeksione shume te renda te pacientet. Dyshimet e mjekeve per prezencen e ketij bakteri ne salle nisen, pasi 4 paciente te operuar rezultuan te infektuar prej tij, fill pas nderhyrjes kirurgjikale.

Semundja

Hepatiti viral C eshte cilesuar si "semundja e heshtur", sepse nuk ka shume shenja klinike. Me shpesh vihet re lodhja, ankthi, depresioni, rendimi ne anen e djathte. Pacienti shfaq humbje te oreksit, zverdhje te mukozave dhe te lekures, te perziera, dhimbje muskujsh dhe artikulacionesh. Hepatiti C mund te sherohet pasi te mjekohet me interferon te pegiluar dhe me ribavirine. Keto medikamente nxisin sistemin imun, luftojne virusin dhe parandalojne shumezimin e tij.

Foshnjat shqiptare ushqehen me gji

Rreth 40 per qind e foshnjave ne Shqiperi ushqehen me gjirin e nenes. Nje shifer e tille ka rezultuar pas nje studimi te kryer nga Ministria e Shendetesise. Kjo e fundit ka vleresuar se eshte nje shifer e kenaqshme, krahasuar me 23 per qind qe ishte ne vitin 2002. Drejtoria e Planifikimit Spitalor ne Ministrine e Shendetesise e konsideron prioritet stimulimin e ushqyerjes se femijeve me gji. Realizimi i ketij objektivi ka nisur shtate vjet me pare, me nje projekt te mbeshtetur nga OBSH dhe UNICEF, permes te cilit jane sensibilizuar mjeket dhe infermieret ne spitalet e vendit per rendesine qe ka ushqyerja me gji te te gjithe femijet deri ne moshen 6 muaj. Synimet e projektit jane shtrire aktualisht deri ne 1/3 e vendit, ku perfshihen spitalet qendrore ne qytetin e Pogradecit, Korces, Bulqizes, Peshkopise, Kukesit dhe Tropojes. Qellimi i zbatimit te ketij projekti, sipas Ministrise se Shendetesise, konsiston ne uljen e semundshmerise dhe vdekshmerise foshnjore. Shqiperia eshte nder vendet e para ne rajonin Evropian, qe ka ndaluar me ligj propagandimin e preparateve te qumeshtit te industrializuar per te ushqyer femijet e sapolindur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›