Bombe firmes qe nderton gropen-varr ne metalurgjik, asnje i arrestuar
Rubik- Kercenohet me bombe firma gjermane "Strabak" qe kryen punimet per hapjen e nje grope gjigante ne ambientet e metalurgjikut te Rubikut. Persona te paidentifikuar sulmuan firmen nenkontraktore te te huajve qe po hap "varrin" gjigant. Punetoret zbuluan nje granate tre dite me pare duke i raportuar uniformave blu ngjarjen, ndersa jane vene ne panik pasi shperthimi mund te sillte viktima. Ngjarja eshte mbajtur e fshehte, por lajmi u konfirmua dje si nga inxhinieri i firmes shqiptare, L. M., ashtu edhe nga policia vendore. Menjehere per ngjarjen e ndodhur tre dite me pare ka mberritur policia vendore. Per momentin nuk ka asnje person te ndaluar, ndersa jane shoqeruar disa persona banore perreth zones se uzines. Pritet edhe mberritja e drejtuesve te firmes "Strabak" nga Austria keto dite, nderkohe qe lajmi se ne grope do hidhen mbetje te rrezikshme ka vene ne alarm qytetaret. Ne cilesine e proves materiale mesohet se eshte marre nje granate qe sipas eksperteve ka nje rreze veprimi rreth 200 metra. Nga ana tjeter anetaret e Keshillit Bashkiak Rubik vazhdojne te kundershtojne kete projekt pas problemit te ngritur ne gazeten "Koha Jone". Anetari i keshillit, Pashk Gjokaza, tha dje se banoret duhet te sqarohen per kete investim dhe se hapja e gropes nuk perben asnje rrezik per ta. Ndaj sipas tij Pritet kthimi nga SHBA-te i kryebashkiakut per te iniciuar nje tjeter mbledhje me kete tematike dhe ku pritet te merren shpjegime per investimin 4,2 milione euro ne Rubik.
A. N.
Precedenti
Ne vitin 1998, pas dy muajsh pune intensive specialistet arriten qe te vinin ne pune furrat e metalurgjise ku gjendeshin sasi te medha bakri dhe nje pjese floriri. Por kjo zgjati vetem pak muaj pasi furrat u fiken shume shpejt pas djegies se pesticideve.
A. N.
Precedenti
Ne vitin 1998, pas dy muajsh pune intensive specialistet arriten qe te vinin ne pune furrat e metalurgjise ku gjendeshin sasi te medha bakri dhe nje pjese floriri. Por kjo zgjati vetem pak muaj pasi furrat u fiken shume shpejt pas djegies se pesticideve.