Qellon veten me cifte i moshuari
TIRANE - I jep fund jetes nje i moshuar ne fshatin Peze te Tiranes. Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e djeshme rreth ores 18:00, kur 73-vjecari Hasan Vrame, ka marre ciften qe kishte me leje dhe ka qelluar veten. Ai ka gjetur vdekjen e menjehershme dhe ndihma qe jane munduar ti japin fqinjet ka qene e kote. Burimet e policise kane bere te ditur se, i moshuari jetonte vetem prej vitesh. Kjo duket se ka bere qe ai te bjere ne depresion dhe diten e djeshme te vendose qe ti jape fund jetes. Ne drejtim te fshati Peze, ku ka ndodhur ngjarja kane shkuar uniformat blu te Komisariatit numer 6, te cilet kane bere hetimet per kete vetevrasje. Jane marre deshmite e banoreve te cilet kane deklaruar se i moshuari kishte dite qe nuk kishte dale jashte shtepie.